Search

KOSTT po vazhdon zbatimin e suksesshëm të programit të praktikës për student

11 Qershor, 2021


Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të KOSTT dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – FIEK, studentët absolventë të cilët po realizojnë praktikën në KOSTT, zgjeruan njohurite e tyre mbi sigurinë dhe shëndetin në punë përmes trajnimit të realizuar nga stafi profesional i KOSTT.

Në këtë trajnim morën pjesë edhe praktikantët e komunitetit me Sindromen Down në KOSTT, kanë njoftuar të fundit në rrjete sociale.

Ndryshe, kohë më parë KOSTT ka nënshkruar marrëveshje me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në kuadër të së cilës studentët e këtij fakulteti do të përfitojnë nga mundësia e vijimit të internshipeve dhe punës praktike dhe bursave.

KOSTT nënshkruan marrëveshje me FIEK: bursa për studentët e rregullt të inxhinierisë elektrike

Lexo më shumë