Search

KOSTT nënshkruan marrëveshje me FIEK: bursa për studentët e rregullt të inxhinierisë elektrike

15 Tetor, 2020


Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir Shala, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, prof. asoc. Dr. Isak Shabanin, për ndarjen e bursave për studentët e rregullt të këtij fakulteti.

Sipas marrëveshjes, 10 studentë do të përfitojnë bursa mujore në vlerë 100 euro për 12 muaj, në harmoni me kriteret e përcaktuara në konkursin që shumë shpejt do të publikohet në uebfaqen e FIEK dhe në tabelëne e shpalljeve të këtij Fakulteti.

Bursat po shpërndahen me qëllim të përkrahjes dhe motivimit të studentëve për përfundim të studimeve.

‘Me kete, KOSTT po kontribuon ne zhvillimin e kuadrove te reja profesionale te inxhinierise elektrike, kuadro keto qe ne ditet e sotme jane me se te nevojshme per operimin, mirembajtjen dhe zhvillimin e Sistemit Transmetues te Energjise Elektrike’, tha Ilir Shala në profilin e tij në rrjete sociale.