Search

KOSTT njofton se mungesa e energjisë në Mitrovicë ditën e djeshme erdhi si pasojë e defekteve nga ana e KEDS

18 Maj, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

KOSTT ka informuar se prishja në nënstacionin 110/10kV Ilirida (Mitrovica) erdhi si pasojë e mos reagimit të sistemit të mbrojtjes së daljes 10kV e cila është nën menaxhimin e KEDS.

Ditën e djeshme shumë banorë të Mitrovicës dhe fshatrave përreth nuk kanë pasur energji elektrike. KEDS kishe njoftuar se arsyeja e ndërprerjes ishte prishja në nënstacionin 110/10kV Ilirida (Mitrovica).

Pas rregullimit të defektit KOSTT në rrjetet sociale ka lajmëruar se defekti kishe ardhur si pasojë e mos reagimit të duhur të mbrojtjet së daljeve 10kV të cilat janë përgjergjësi e Operatorit të Shpërndarjes, KEDS.

Mos reagimi i këtyre mbrojtjeve ka shkaktuar reagimin e sistemeve mbrojtëse të nivelit më të lartë dhe rrjedhimisht daljen nga sistemi të dy transformatorëve të këtij nënstacioni. Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë punuar në rregullimin e këtyre problemeve dhe tani nënstacioni është duke operuar në mënyrë të rregullt.

Prishja në nënstacion shkakton që qytetarët e Mitrovicës të mbesin pa energji elektrike edhe pa ujë

Lexo më shumë