Search

Prishja në nënstacion shkakton që qytetarët e Mitrovicës të mbesin pa energji elektrike edhe pa ujë

17 Maj, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 2 minuta

Si pasojë e mungesës së energjisë, qytetarët mitrovicas kanë edhe mungesë të ujit të pijshëm.

“Për shkak të një defekti në Nënstacionin Mitrovica 110/kV, që është pjesë e KOSTT-it, Mitrovica me disa fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 3 e mëngjesit.
Edhe në këto momente ky nënstacion është jashtë funksionit”, njofton KEDS-i.

Ndërkaq,qytetarët mitrovicas kanë mbetur edhe pa ujë të pijes.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, mosfurnizimi i sotshëm me ujë ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

“Mungesa e sotme e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Kjo edhe është arsyeja e mungesës së ujit të pijes në Mitrovicë dhe Skenderaj. Deri në këto momente nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar për shkaqet e mungesës së energjisë elektrike”, thekson KRU-ja.

//Telegrafi