Search

KOSTT-i me tabelë identifikuese në nënstacionin në Vallaç të Zveçanit, javët e ardhshme intensifikohet puna në të

28 Qershor, 2024


Ekipet e KOSTT-it sot kanë vendosur tabelë identifikuese në nënstacionin NS 110/35 kV në Vallaç të Zveçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Evetar Zeqiri.

Përmes një postimi në facebook, Zeqiri bëri të ditur se në javët në vijim do të fillojë puna e remonteve të fushës së linjës LP 126/4 NS Vallaç – NS Skenderaj, dhe punë të tjera me rëndësi për këtë rrjet.

“NS Vallaç 110/35 kV është ndër nënstacionet e një rëndësie të veçantë për sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Është ndër nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në Sistemin e Transmetimit dhe është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 kV” ka thënë mes të tjerash Zeqiri.