Search

KOSTT e konfirmon, është arritur marrëveshja sipas kërkesës tonë

20 Tetor, 2022


Ai bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruar me 14 tetor, ndërsa në KOSTT ka mbërritur më vonë.

“Marrëveshja është nënshkuar më datën 14 tetor dhe ka mbërritur në KOSTT dje. Është e konfirmuar edhe prej Bashkimit Evropian, gjithçka ka shkuar sipas kërkesës së KOSTT-it, dhe është nënshkruar sipas rregullave që ne i kemi”, tha ai për teve1.info

Ai tha se pikat kryesore të marrëveshjes janë: Marrëveshja për Aderim në Rregullat e Tregut, Marrëveshja për Palën përgjegjëse për Balanc, Marrëveshja për blerje të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Kujtojmë se më 21 qershor të këtij viti, Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Kurse, më 24 qershor, kompania serbe Elektrosever, ishte licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre.

Megjithatë institucionet kosovare kanë thënë se kjo kompani nuk i kishte plotësuar kushtet e dala nga Udhërrëfyesi, që do t’i mundësonin operimin në tregun e Kosovës. /Teve1.info/