Kosova pranon 67.5 milionë eurot nga BE-ja për energjinë
March 17, 2023

Thesari i Kosovës ka pranuar tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike.
Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjarë, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e pajisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Mbështetja nga Bashkimi Evropian kanalizohet përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë.
Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro do të disbursohet në vitin 2024.