Search

Kosova ka mbi 600 sisteme solare të cilat shkëmbejn energji në rrjet

January 30, 2025


KEDS ka njoftuar se deri më tani në rrjetin e shpërndarjes janë të kyçur mbi 600 prosumatorë të cilët po kontribuojn në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të qëndrueshme.

KEDS vitin e kaluar ka lehtësuar proceduar për amvisëritë që dëshirojnë të instalojnë panele diellore për vetë konsum, duke inkurajuar gjithnjë e më shumë qytetarë të kalojnë në energji të gjelbër. Operatori i rrjetit të shpërndarjes njofton gjithashtu se po kryen investimet strategjike për të përballuar kapacitetet e reja gjeneruese nga prosumatorët dhe gjeneratorët e vegjël.

Vetëm gjatë vitit 2024, 322 prosumatorë të rinj janë kyçur në rrjet, duke shtuar një kapacitet prej 7.3168 MW.

Numri total i prosumatorëve ka tejkaluar 600, duke shënuar një hap të madh drejt së ardhmes energjetike të qëndrueshme. Ndërkohë, KEDS komunikon se qindra prosumatorë të tjerë janë në proces të kyçjes.