Kosova e pasur me minerale të mund të shtyjn përpara tranzicionin energjetik
March 04, 2025

Rruga drejt tranzicionit energjetik global është e varur thellësisht nga tregjet globale të lëndëve të para të rralla. Kosova fatmirësisht ka një pasuri të madhe të disa prej materialeve të nevojshme në këtë rrugëtim.
Kosova ka sasi të madhe të plumbit, zinkut edhe feronikelit, kështu ka thënë Bajraktar, profesoreshë universitare e departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, dhe se sipas saj, janë shumë të rëndësishme në industri.
Ajo ka theksuar se plumbi do të përdoret me të madhe tek pjesa e motorëve pasi është i lehtë ka një rezistueshmëri shumë specifike dhe në anën tjetër e mbron korrozionin domethënë përdoret tek pjesa e motorëve me teknologjitë e reja.
Plumbi pra ka një përdorim të gjerë në motorët e makinave elektrike të cilat pritet të mbulojn pjesën më të madhe të tregut shumë shpejt. Njëkohësisht plumbi përdoret dhe në gjeneratorët elektromagnetike të turbinave me erë.
“Sa i përket Feronikelit që e kemi në Drenas është një ferolegurë që është hekur metal me ngjyrë të zezë, e cila ka karakteristikë shumë të veçantë për shkak se përdoret te çeliku”, ka thënë prof. Bajraktar – Gashi në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.
Nikli është lëndë e parë kryesore për bateritë të cilat përdoren në makinat elektrike por dhe në sistemet e mëdhat të ruajtjes së energjisë. Për më tepër nikli përdoret për strukturat e turbinave me erë, gjeneratorë si dhe për prodhimin e disa llojeve të paneleve solare.
Ajo ka thënë se vendit i duhet vetëm një shkritore, pasi sipas profesoreshës, nuk mungon asgjë tjetër. Fatkeqësisht, kapacitet për nxjerrjes së mineraleve, përpunimin dhe përdorimin e tyre nuk janë zhvilluar aspak viteteve të fundit.
Duke ditur potencialin dhe nevojën e madhe për këtë materiale Kosova duhet të kap mundësinë dhe të zhvilloj sektorin e minierave dhe përpunimit të lëndëve të para.
“Me anë të saj të të hapen vende të reja punës dhe të rritet numri i të punësuarve. Qëllimi dhe shqetësimi më i madh është numri i të diplomuarve. Është mundësi e pakët që të kenë punësim. Deri tash Ferronikeli ka qenë duke prodhuar. Faktikisht në vitin 2021 është privatizuar. Për momentin janë duke u përgatitur të marrin një teknologji të avancuar, shpresoj të fillojë shpejt. Aty kemi disa studentë që realizojnë praktikën dhe punësohen, po ashtu edhe te Trepça. Po shpresojmë një të ardhëm më të mirë për zhvillim të metalurgjisë së Kosovës edhe këto resurse që i kemi t’i shfrytëzojmë për të mirën e vendit”, ka deklaruar profesoresha Gashi-Bajraktari.
/Dukagjini