Konvertimi i linjave 10kV në 20kV në vend – KEDS njofton për modernizimin e rrjetit
June 05, 2026

KEDS, operatori i rrjetit të shpërndarjes, ka njoftuar se dalja Barani është modernizuar me nga përmes konvertimit të rrjetit nga 10 kV në 20 kV.
Sipas KEDS ky investim ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 2,650 konsumatorë.
Projekti me vlerë mbi 700 mijë euro investim, përfshinë zëvendësimin e kabllove dhe transformatorëve, si dhe rehabilitimin e linjave dhe nënstacioneve, duke reduktuar humbjet teknike dhe ndërprerjet e shpeshta, raporton Kosovo Energy.
Javëve të kaluar KEDS ka realizuar projekti për ndërrimin e kabllove në linjën 35kV Prizren 1 – Zhur.
Kabllot ekzistuese ishin të dëmtuara dhe paraqisnin pikë të dobët në funksionimin e linjës, ndërsa me vendosjen e kabllove të reja është rritur besueshmëria dhe siguria e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e kësaj zone.