Search

KESH blen 42 mijë MWh energji elektrike

August 19, 2024


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) blen 42 mijë MWh energji elektrike për periudhën 19-25 gusht.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në vetëm një lot. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 136.99 euro, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 130.68.

Sipas të dhënave, çmimi mesatar i ponderuar ishte 135.36 euro.

Mungesa e reshjeve të shiut përgjat muajve të verës ka dhënë ndikim negativ në prodhimin e energjisë nga Kaskada e lumit Drin, ndërsa kërkesa rezulton në rritje si pasojë e temperaturave të larta.