Search

KEK-u shfrytëzon kohën e verës për remontet vjetore

07 Gusht, 2023


Kohën e verës, Korporata Energjetike e Kosovës po e shfrytëzon për hyrje në remontet e planifikuara vjetore. Pas përfundimit të remontit në Bllokun B2 të Termocentralit Kosova B, KEK-u vetëm se ka filluar punimet në njësinë B1 e të cilat po pret t’i përfundoj para fillimit të sezonit të dimrit.

Ndonëse dimri që lamë pas u karakterizua me krizë energjetike, një situatë e tillë Korporata Energjetike e Kosovës, po bënë çmos që të mos përsëritet.

Si pasojë e kësaj nga KEK-u kanë bërë të ditur se kanë filluar me remontet e planifikuara vjetore, për ti kryer kështu parapërgatitjet për dimër.

Remonti vjetor i njesisë B1 përfshin riparimet qysh prej nivelit të zero metra, duke filluar me punimet në mullinj, ato në kazan, pompat termike, kodenzatorët, rezervarët e ujit, e pompat furnizuese, në filtra e në seperatorët e ajrit.

E gjithë kjo punë sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike, po kryhet nga mbi 200 punëtorë të KEK-ut.

Zëdhënësi i kësaj të fundit, Skender Bucolli ka thënë se nga nëntori i këtij viti pritet që parapërgatitjet të përfundojnë.

KEK ka lajmëruar se remonti i njësisë B2 është përfunduar me sukses

Lexo më shumë

Për shkak të vjetërsisë se pajisjeve sipas Bucollit, remontet e kryera nuk janë 100% të sigurta.

Por që për defektet që mund të dalin më pas mund të nevojitet ndërhyrje prej 72 orësh.

E njohës të sistemit energjetik presin që ky dimër të mos ketë krizë energjetike.

Liron Gjocaj nga INDEP vlerëson se KEK-u duhet ta shfrytëzoj situatën e verës për parapërgatitje.

Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2022 janë prodhuar rreth 6.35 milion MWh energji elektrike ne Termocentralet e KEK-ut, ku në TC “Kosova-B” gjatë vitit 2022 janë prodhuar rreth 4.05 milion MWh energji elektrike, derisa TCA ka prodhuar rreth 2.3 milion MWh energji elektrike.