Search

KEK: Ndërprerje në funksionimin e elektrofiltrave në TC Kosova A

April 28, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka bërë të ditur se, të shtunën, më 25 prill, është ndërprer përkohsisht funksionimi i elektrofiltrave në TC Kosova A.

Për këtë ndërprerje KEK njofton se kjo është shkaktuar si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, e cila ka shkaktuar ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave.

Në njoftim është theksuar se janë duke u zbatuar masa intensive parandaluese me qëllim mbrojtjen e aseteve të tjera teknike dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për sistemin.

/Telegrafi