Search

KEDS zë pronarin e një pastiçerie duke keqpërdorur rrymën, dënohet me 17694 euro

16 Shkurt, 2024


Pronari i një pastiçerie në Mitrovicë është zënë duke e keqpërdorur energjinë elektrike. Ushqimin e ëmbëlsirat po i përgatiste me rrymë, e rrymën po ia vidhte KEDS-it.

17,694.16 euro është shuma që ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it, si humbje të shkaktuara nga keqpërdorimi i rrymës.

Sado që një konsumator shpenzon rrymë në baza mujore, i kushton shumë më lirë sesa nëse kapet duke e keqpërdorur atë, kanë shkruar nga KEDS.