Search

KEDS: Publikon Harta e kapaciteteve të lira për BRE

May 06, 2025


Operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS, ka publikuar harta Interaktive për burimet e ripërtëritshme në webfaqen e tyre.

KEDS, përmesë publikimit të kësaj harte ofron informata për investitorët potencial rreth kapaciteteve të lira në rrjetë për të kyçur projekte të reja të energjisë së pastër.

“Tani mund të eksploroni lokacionet dhe kapacitetet e lira për burime të ripërtëritshme të energjisë. Publikuam hartën informuese me të gjitha nënstacionet dhe kapacitetet akomoduese të KEDS, për t’ju ndihmuar të gjeni vendin ideal për investimin tuaj në energjinë e gjelbër.” thuhet në njoftimin e KEDS për publikimin e fundit.

Kjo hartë interaktive shërben si parainformatë për investitorët potencialë në fushën e BRE-ve, duke ofruar informata si:

  • Lokacionet më të përshtatshme për kyçje të gjeneratorëve të BRE
  • Kapacitetet e lira dhe ato tashmë në operim(apo në proces)
  • Rajonet ku mund të realizohet kyçja me kosto më të ulët

Në këtë hartë janë përfshirëa të gjitha nënstacionet 35/10(20)kV të KEDS si dhe zbarrat 10(20)kV dhe 35kV e nënstacioneve të KOSTT.

Për të ofruar transparencë dhe për të lehtësuar procesin e realizimit të projekteve të energjisë së pastër, sipas Ligjit Nr. 08/L-258 për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, operatorët e rrjetit të shpërndarjes (KEDS) dhe të transmisionit (KOSTT) janë të obliguar të publikojnë të dhënat e kapaciteteve të lira në vend.

Hartën mund ta gjeni duke e ndjkur: https://www.keds-energy.com/shq/sherbimet/gjeneratoret/