KEDS përfiton nga projekti i BE-së: Avancohet monitorimi i rrjetit të shpërndarjes
October 20, 2026
KEDS ka siguruar pjesëmarrjen në projektin GRID-PRO, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike.
Përmes teknologjisë Digital Twin monitorimit të avancuar dhe analizave të mbështetura nga inteligjenca artificiale, KEDS do të forcojë kapacitetet për monitorimin e aseteve, diagnostikimin e hershëm të problemeve dhe planifikimin më efikas të mirëmbajtjes.
KEDS ka listuar përfitimet kryesore të këtij projekti të jenë:
- Qasje pa pagesë për licencë në platformën digjitale POWER VIEW.
- Monitorim dhe menaxhim më i avancuar i aseteve të rrjetit.
- Planifikim më efikas dhe mirëmbajtje parashikuese.
- Bazë teknologjike për një rrjet më të qëndrueshëm, inteligjent dhe të orientuar nga të dhënat.
Vlera financiare e përfitimit nga projekti është 310,625€, me bashkëfinancim prej 70% nga Bashkimi Evropian dhe 30% të financuara nga KEDS.
Projekti do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2027, duke shënuar një tjetër hap drejt transformimit digjital të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
/Kosovo Energy News