Search

KEDS ofron shërbimet online për kyçje në rrjet

August 06, 2026


Për secilën lidhje të re në sistemin energjetik, kërkesa duhet të paraqitet tek furnizuesi (Kesco apo Elektroserveri), mirëpo kyçja në rrjet analizohet nga operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS.

Secila kërkesë për kyçje trajtohet nnga KEDS dhe pas trajtimit të kërkesës përshkruhen të gjitha veprimet që janë ndërmarrë dhe duhet të merren nga KEDS dhe konsumatori. Sipas legjislacionit në fuqi ekzistojn dy tipe të lidhje të reja, kyçjet e thjeshta dhe ato komplekse.

Kyçjet e thjeshta përfshinë kapacitete të vogla të energjisë elektrike, për nevoja shtëpiake apo raste të tjera në të cilar kapaciteti instalues është nën 15 kW. Kurse kyçja konsiderohet komplekse nëse kapaciteti instalues i objektit është më i madh se 15 kW ose rrjeti elektrik duhet të zgjerohet për të furnizuar objektin. Në këto raste, aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet pëlqimit elektroenergjetik.

Kërkesa për kyçje dhe pëlqimet janë procese të cilat marrin kohë, sidomos në qytetet me zhvillim më të madh.

KEDS ka njoftuar se nga tani aplikimi për këto shërbime mund të realizohet dhe online në platformën: https://online.keds-energy.com/.

Sipas OSHS-së kjo ndihmon në lehtëzimin dhe përshpejtimin e procedurave, raporton Kosovo Enegry News.