Search

KEDS investon fuqishëm në qytetin më antik të Kosovës

29 Maj, 2024


Pos zhvillimit potencial të turizmit, rrjeti i ri elektrik do ka zgjidhur problemet edhe për mbi 1700 banorët e fshatit. Falë investimeve të KEDS-it, aty janë plotësuar të gjitha nevojat elektroenergjetike, duke rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe kualitetin e shërbimeve për konsumatorët e kësaj treve.

Gjatë implementimit të punimeve në këtë lokalitet janë vendosur dy trafoshtylla, dy transformatorë , është shtrirë një linjë ajrore rreth 7000 metra dhe kabllo të tensionit të ulët rreth 6500 metra. Gjithashtu kanë vendosur 137 shtylla të reja të tensionit të mesëm dhe të ulët. I gjithë ky investim në këtë fshat kap shifrën e rreth 150 mijë eurove.

Banorët e këtij fshati, të cilët janë të komuniteteve të ndryshme u gëzohen këtyre investimeve.

Pjesëtari i komunitetit serb të këtij fshati, Borisllav Dabizhleviç, thotë se është i kënaqur me punën që ka bërë KEDS-i në fshat.

“Po, jemi shumë të lumtur me punën që KEDS ka bë në fshatin tonë. Tani e kemi shumë ma mirë se më herët. Edhe këta djemtë që kanë kry punët janë sjellë shumë mirë me ne banorët, të cilët i falënderoj shumë”, thotë ai.

Projekti i Dresnikut është vetëm njëri nga shumë projekte që kompania është duke realizuar në shumë fshatra të Klinës. Aktualisht janë 16 projekte investive që KEDS po imlementon atje, që shumica prej tyre kanë marrë formën përfundimtare. Investime të mëdha dhe mjaft të rëndësishme KEDS ka bërë në Siçevë, Jashanicë, Volljakë , Rudicë, Jabllanicë, Sfërkë e shumë zona të tjera.

KEDS do të vazhdojë me investime anekënd Kosovës, me të vetmin qëllim, që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe të sigurta.