Search

KEDS aktivizon ekipe shtesë për përballje me erërat e forta

12 Mars, 2024


Me fillimin e erërave të forta që përfshin disa rajone të Kosovës gjatë paradites së djeshme, KEDS ka mobilizuar ekipe shtesë me qëllim të intervenimit kudo që është e nevojshme.

Sipas raportimit, rajonet më të prekura ishin Ferizaj, Mitrovica, Peja, Prishtina, Prizreni dhe një pjesë e Gjilanit.

Luteni të lajmëroni ekipet e KEDS për cdo ndërprerje apo prishje eventuale, që mund të shkaktohet nga erërat e forta që pritet të mbizotëojnë vendin këtë javë.