Search

Kadriu: Valaqin në Evropë e njohin si pronë të KOSTT, kjo çështje është kryer në vitin 2020

22 Qershor, 2022


Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT-it, Kadri Kadriu, e ka mohuar se nënstacionin e Valaqit në pjesën veriore të Kosovës, do ta kontrollojë Serbia siç pretendon i ashtuquajturi drejtor i zyrës “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, pas arritjes së marrëveshjes për Energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të martën e 21 qershorit.

“Ne nuk e kemi dorëzuar Valaqin, as që e kemi prekur çështjen e pronës. Është shumë e rëndësishme që njerëzit tanë ta dinë këtë”, tha Pekoviç. Sipas tij, askush nuk mund të kontrollojë Valaqin pasi Elektrosever do të jetë përgjithmonë i pranishëm atje.

Por, Kadriu ka theksuar për Albanian Post se Lista Serbe dhe Petkoviç nuk kanë lidhje me këtë temë, pasi sipas tij, “zona e Valaqit prej momentit që jemi bërë ne zonë rregullues me ENTSOE është brenda zonës kontrolluese të KOSST-it dhe Kosovës”.

“Aty qasje dikush tjetër nuk mundet tê ketë, sepse në vitin 2020 janë vendosur kufijtë ndaj Kosovës, aty ne kemi pasur problem veç politikisht qasja për shkak të problemeve politike nuk kemi mundur me ju qas me këtë marrëveshje, tash ne edhe atë qasje e fitojmë edhe përfundon ky proces”, tha Kadriu.

Sipas tij, Valaqin në Evropë e njohin si KOSST, nuk e njohin si Serbi, e njohin si KOSST edhe sot.

“I njohin kufijtë Kosovë-Serbi në Evropë, kjo çështje është kryer në vitin 2020”.

Për këtë çështje, Kadriu ka theksuar se ka raportuar këtë të martë në Kuvendin e Kosovës, konkretisht në Komisionin për Ekonomi.

Ndërsa, eksperti i fushës së energjisë Lulzim Syla, në një bisedë për Albanian Post e konsideron marrëveshjen si hap të duhur, por që duhet të punohet akoma më shumë në këtë çështje.

“Sa i përket marrëveshjes, marrëveshja është një marrëveshje e mirë për Kosovën sepse më në fund ndërkrehen keqpërdorimet milionësh nga pjesa veriore e Kosovës, ndërsa sa I përket çështjes së stacionit të Valaqit konsiderohet me rëndësi të veçantë”.

Syla sqaron se pse ky stacion ka relevancë të madhe edhe për Kosovën.

Duke bërë të ditur se, “momentalisht, nuk kontrollohet nga ana e KOSST-it, kontrollohet nga institucionet paralele”.

“Sepse përveç se është njëri nga stacionet me rëndësi në territorin e Kosovës gjithashtu është edhe nënstatcioni i cili lidh transmetimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali i Gazivodës, prandaj është i një rëndësie të veçantë”.

//AlbanianPost