Search

Ekspertët e energjisë: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë është vonuar, do të ndodhë me apo pa liberalizimin e tregut

14 Prill, 2021


Në Radio Televizionin e Kosvës, RTK, në emisionin Subvencioni, është realizuar një diskutim ku është adresuar i gjithë sektori energjetik në Kosovë, ndonëse temë kryesore e diskutimit ishte liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë apo shtyerja e këtij procesi.

Panelistët e ftuar u pajtuan plotësisht që Kosova aktualisht nuk ofron, apo nuk ka kushtet e nevojshme, që të përfundohet ky liberalizim i tregut të energjisë elektrike.

Ndryshe, panelistët poashtu u pajtuan se ngritja e çmimit të energjisë elektrike, që do të vinte nga liberalizimi i tregut, është dashur të vije më herët jo si rrjedhoj e liberalizimit, në mënyrë që të mos jetë arsyeja kryesore e shtyerjes së procesit.

Ngritja e çmimeve është dashur të ndodhë më herët, Kosova nuk ka kushtet për liberalizim të tregut të energjisë elektrike

Tutje, të zgjedhurit për të diskutuar, që përbëhej nga një grup i ekspertëve energjetik si ish Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Fadil Ismajli, Trim Tërnava, ekspert i tregut të energjisë elektrike dhe përfaqësuesin nga Oda e Afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj, kritikuan rëndë qeveritë e deri tanishme për një munges të planifikimit dhe vullnetit për të zhvilluar sektorin energjetik.

Që sipas Ismajlit dhe Malushaj-të ka pasur, dhe ka, potencialin të jetë baza e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Të ftuar në emision kanë qenë edhe përfaqësues të ZRrE-së, mirëpo siç bëri të ditur edhe udhëheqësi i programit, shumica prej tyre kanë qenë të izoluar për shkak të pandemisë, ndonëse ju është bërë ftesë që të marrin pjesë edhe përmes mënyrës virtuale, Skype, siç morri pjesë edhe Fadil Ismajli.

Diskutimin nga ana e panelistëve e hapi Fadil Ismajli, i cili sqaroj se benefitet e paramenduara që derivojn nga liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, që nënkupton në parim çmime më të ulëta, është vështirë të realizohet në praktik në vendet në tranzicion, dukë përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fadil Ismajli: Gabimi që po përcillet është mos lejimi i ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike

Ish Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë ka theksuar se pjesë të fajit ka edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në mbajtjen e tarifave kaq të ulëta gjatë tërë kësaj periudhe të gjatë, duke bërë këtë ndryshim të përnjerhshëm të Cmimt të energjisë elektrike më keç të pritur nga konsumatorët.

“Gabimi i cili po përcillet, tash e pothuajse 15 vite, është se nuk është lejuar ngritja e çmimeve të energjisë elektrike. Kosova në rajon i ka çmimet më të ulëta të energjisë elektrike, gjeneratorët tonë vuajnë nga mungesa e mjeteve edhe për riparimet vjetore të rregullta që I kanë, e lëre më me nda mjete për investime apo zgjerim të kapaciteteve”, ka theksuar Ismajli.

“Ky zinxhir nuk është aq liberal në krejt gjatësinë e tij. Është liberal kur vie tek furnizuesit sepse kemi të bëjmë me një furnizues privat, ndërsa në anën tjetër, politika ka bërë presion permanent, e në këtë nuk ka qenë shumë i vendosur as Rregullatori, në gjenerimin e energjisë, do të thotë, janë mbajtur çmimet shumë të ulëta.

Malushaj: Tregu i liberalizuar nënkupton që edhe prodhuesi e shet kudo rrymën, jo vetëm tek ni operator furnizues

Hamdi Malushaj, një ndërmarrës vendor, dhe ekspert i energjisë, që në diskutim ishte i thirrur në formën e përfaqësuesit të bizneseve, insistoj se ky proces asesi nuk mund të quhet liberalizim i tregut të energjisë elektrike.

“Tregu i liberalizuar nënkupton që prodhuesi e shet kudo rrymën, jo me politik me ja marrë të drejtën me kontrat ai mos me pas të drejt me ja shit e me rregullu sipas kostove. KEK-u nuk është kot kaq i varfër, me subvencionim të paravë të qeverisë, për arsye se e ka të kushtëzuar sa me e shit energjinë dhe mbi kosto kur i del megavati ai ka me shit prap 26 euro atë”, tha ndër të tjera Malushaj.

Tutje, ai theksoj se procesi i liberalizimit të tregut duhet të jetë gjithpërfshirës, pra duhet të përshijë edhe lirimin e prodhuesëve, KEK-ut, të jenë lirë të shesin energjinë elektrike të tyre jo vetëm tek ni furnitor.

“Thjesht, kur e liberalizon tregun, ti prodhuesëve u’a lëshon tregun, ku do e shet ai, ku dush bleje ti, qytetari kush është më i aftë, më i zoti, kush i don fitimet më të vogla, liberalizimi i tregut është sikur çdo lloj malli në treg, pra me konkurrencë në treg, asgjë më shumë. Përveç se rregullohet me rregulla të ZRRE, monopol natyror ka rrjeti, i cili duhet t’i jep qasje dhe kushte të njëjtë të gjithë tregtatëve të energjisë, të gjithë prodhuesëve të energjisë”, tha Malushaj.

Trim Tërnava: Sipas të gjitha studimeve është parashikuar që rritja e çmimit është e pashmangshme

Në emision ishte poashtu i ftuar edhe Trim Tërnava, një ekspert i tregut të energjisë, i cili sqaroj se problemi i tërë sektorit energjetik në Kosovë është thjesht politik.

Ai kritikoj subvencionimin e gjenerimit të energjisë nga thëngjilli, ndonëse thekoj se kjo është ndodhë zakonisht në vendet jo të zhvilluara, teksa sqaroj se nëse pëllogariten subvencionimet që i bëhen gjenerimit të energjisë nga thëngjilli i bije që ai çmimi i lirë që paguan qytetari i Kosovës është në të vërtet çmimi real.

“Problemi është kryekput politik, përshkak se është e vërtet që ne statistikisht e kemi çmimin më të lirë të energjisë në Evropë, pas Ukrainës, por kur i fut në kalkulim subvencionet që shteti këto 20 vite i ka dhënë gjenerimit, në këtë rast KEK-ut, kur i fut në kalkulim gjegjësisht në euro, del që çmimi real nuk ka qenë kaq i ulët”, tha Tërnava.

“Kjo është ajo pak a shumë çka ndodh në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet më pak të zhvilluara, me subvencionim të shtetit krijohet përshtypja që përnime çmimi i energjisë elektrike është i lirë, në fakt nuk është”, sqaroj Tërnava.

Tërnava u pajtua me Ismajlin se një pjesë të fajit e mbanë edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë për mos rritje gradule të çmimeve të energjisë elektrike.

“E dyta, pajtohna me z. Ismajli, që është dashur të ketë një rritje graduale, unë këtu e shoh problemin tek ZRrE. Kurr asnjëherë nuk ka pasur rritje, bile para dy tri viteve kishte vendosur ZRrE që të ulë çmimin për pak, ka pasur ulje të çmimeve. Në asnjë studim, qoftë të ZRRE-së apo çfarëdo organizate në Kosovë, sipas të gjitha studimeve është parashikuar që rritja e çmimit është e pashmangshme”, tha Tërnava.

Tutje, ai sqaroj parimet ekonomike se kur një vend nuk arrinë të mbuloj nevojat e saj me prodhim, atëherë duhet të dalë në treg të lirë për të kompensuar mungesën e prodhimit, në këtë mënyrë, në treg të lirë nuk mundet vendi kërkues të përcaktoj çmimin e blerjes.

“Çmimi i tregut në 3 vitet e fundit, çmimi i HUPEX-ut, është pothuajse dyfish më i lartë se sa çmimi aktual që Kosova furnizohet prej termocentraleve. Do të thotë ne tash mundemi me e drejtu problemin që komplet rritja e çmimit po vie si pasojë e liberalizimit, mirëpo rritja e çmimeve po vjen sepse është proces normal me atë çka ndodhë në botë”, tha Tërnava.

“Tash e kemi një problem shumë praktik, ne nuk mundemi me kapacitetet tona gjeneruese me i mbulu shpenzimet tona, që do të thotë kur nuk e ke duhet të dalësh me e ble në treg, kur del me ble në treg nuk e përcakton ti çmimin e tregut, problemi numerik është ky”, tha Tërnava.

Tërnava poashtu kritikoj sistemin tarifor në vend, duke thënë se disa konsumatorë paguajnë më shtrenjt se disa të tjerë në mënyrë për të subvencionuar ata. Ai morri shembull institucionet publike që kanë tarifa dukshëm më të larta se sa amviseritë.

“Për shembull për ndriçim publik, ndriçimi publik sot e ka çmimin tre fish më të lartë natën se sa një konsumator shtëpiak. Ndodhë rast praktik, nëse unë në shtëpinë time natën e paguaj kilovat për orë me 2.7 cent, komuna e paguan ndriçimin publik me 10 cent”, tha tutje Tërnava.

Kosova në udhëkryq – ngritja e çmimit të energjisë të vije nga investimet në BRE apo nga taksa e karbonit

Për më tepër, panelistët gjithashtu adresuan mungesën e vullnetit politik në Kosovë në lidhje me sektorin e energjisë deri më tani. Panelistët ndanë dhe diskutuan disa ide, ku ndërtimi i një termocentrali të ri ose rindërtimin i Kosova A duke dominuar bisedën.

“Ka pasë dhe ka munges të vullnetit politik që në mënyrë sa më reale të trajtohet sektori i energjisë. Dhe këtu nuk është problemi vetëm tek liberalizimi i energjisë, problemi qëndron tek politikat zhvillimore të sektorit energjetik”, tha Ismajli.

Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Fadil Ismajli, shpjegoi se Kosova duhet të shfrytëzojë burimet që paraqesin një furnizim të sigurt të energjisë, duke ndërtuar kështu një termocentral të ri.

“Kosova do të duhet të koncentrohet në burimet e veta që janë konkurruese, që ka përparësi komperative, ne dihet se cilin e kemi burimin kryesor dhe ai është thëngjilli”, tha Ismajli.

Sidoqoftë, Ismajli deklaroi se ky orientim nuk duhet t’i nënshtrohet një procesi dhe diskutimesh të zgjatura, siç ishte projekti paraprak i ‘Kosova e Re’, megjithëse Ismajli u shpreh se vendi duhet të ndihet me fat që projekti nuk u jetësua, duke marrë parasysh çmimin prej 80 euro për megavat.

“Prej 2015, parimisht, deri në 2020, 5 vite kanë zgjatur bisedat. Ka mjaftuar që të zgjasin 1 vit dhe pas 1 viti është dashtë me e ndërpre atë dhe me thaën se çka do të bëjmë më tutje, jo në pafundësi me zgjat biseda për me ardhë deri në fund që investitori të tërhiqet, që ndoshta është edhe fat që është tërheq”, tha Ismajli.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i komunitetit të biznesit Hamdi Malushaj këmbënguli që disa firma gjermane kishin një projekt për rindërtimin e termocentralit Kosova A, por ata gjithashtu nuk gëzuan mbështetje nga klasa politike në pushtet në atë kohë.

“Shiko ne kemi qenë në partneritet të ngushtë, e vërteta është që ka qenë në detaje edhe për parametrat po nga politika qe ma kanë thënë mua është ”shuni mos folni se deri sa të bëhet C-ja, masnej e bëjmë A-në”, krejt C-ja dhe Kosova e Re e kan prolonguar dhe se ka lejuar këtë projekt”

Tërnava: Taksa e karbonit sipas studimeve e parasheh rritje e çmimit deri në 25 euro për megavat orë në Kosovë

Mirëpo, në kundërshtim të investimeve të mëtutjeshme me bazë thëngjilli, Trim Tërnava sqaroj se
përpara se vendi të futet në një projekt të ri të termocentralit, duhet të parashikojë edhe koston e të taksës së karbonit.

“Askush nuk mundet me garantu që nëse Kosova hynë në një avantur të re, apo tentativë të re për të ndërtuar një termocentral, ka me mujt me e përfundu”, tha fillimisht Tërnava.

“Taksa e karbonit sipas studimeve e parasheh rritje e çmimit deri në 25 euro për megavat orë në Kosovë, do të thotë vetëm taksa e karbonit vetëm elementi i karbonit jashta energjisë. Ne po besojm se i gjithë ky debat po bëhet për shkak se po rritet çmimi i energjisë, si e liberalizium apo jo, ne po e kemi breng se si me e mbajt çmimin e energjisë elektrike të ulët”, tha tutje Tërnava.

Ismajli: Lajm i mirë ndalimi i tarifave nxitëse, mirëpo as ankandet nuk paraqesin opsionin më të lirë

Ismajli theksoj se ndonëse tarifat nxitëse duket se nuk do të jenë më metodë e financimit të projekteve të BRE, ai tha se edhe ankandet për burimet e energjisë së ripërtërishme sërish paraqesin kosto shumë të lartë.

“Kjo është e vërtet që mund ta ketë çmimin më të ulët, të themi nuk e ka 110 apo 140 sa e ka pasë më feed-in tarifa, por mund ta ketë 50,60 apo 70, mirëpo ti duhesh me e pagu edhe atë tjetrin që duhet me u ndal për shkak të këti”, tha Ismajli.

Tutje, ai sqaroj se këto projekte duhet të ngarkohen me kosto ekstra në mënyrë që të kompensojnë për prishjen e balancit energjetik, për shkak të luhatjeve të tyre në gjenerim të energjisë elektrike.

“Duhet ta keni parasysh se ajo energji, edhe me ankand, nuk është e lirë është shumë e shtrenjt sepse është energji intermitente, është energji të cilën ti nuk mundesh qind për qind me e kontrollu. E dyta, ata kanë prap incentiva të caktume, kanë incentiva për shembull në aspektin e balancimit, tash i kanë disa lejime që kur ata krijojn imbalance paguajnë vetëm 25% të asaj, kanë prioritet në dispeqing, nëse një gjenerator është duke furnizuar në momentin me e fry erën duhet me zvogëlu atë gjenerator me e futë këtë tjetrin”, tha Ismajli.

Ndryshe mendon Tërnava, i cili tha se tranzicioni i energjisë nuk përfshin vetëm ndryshim në projektet investive, por se edhe qasja në tregtinë e energjisë ka bërë që të ndryshoj po ato incentive që përmendi Ismajli.

“Tash ne duhet ta pranojm se ka ndodhur një tranzicionin i energjisë në krejt botën. Tranzicioni i parë është që më nuk jemi treg lokal i izolum por je treg i integrum, kur je treg i integruar i bie që jo vetëm me Shqipërinë që jemi bllok i përbashkët rregullues, por me krejt Evropën je pjesë e një sistemi të përbashkët” tha Tërnava.

“Besoj që një integrim i tillë, duke përfshrië edhe burimet e ripëtërishme, duke i’u adresuar zotrit Ismajli, sot tenderat në botë nuk i jepin liri apo 25% për kostot e imbalancit, por i ngarkojnë 100% me kostot e imbalancit, do të thotë se nëse ti ke parashikuar që nesër ki me gjeneru kaq energji dhe nuk e ke dhënë atë energji ki me u denu. Përsëri, me të gjithë këto skema del që burimet e ripërtërishme janë duke e marrë një dominancë”, tha Tërnava.