Integrimi i rrjetit të gazit në Ballkanin Përndimor – Maqedoni e Veriut shpall subvencionin për lidhje
July 30, 2026
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në rrjetin e gazit natyror dhe për blerjen e një kaldaje me gaz.
Përmes këtij subvencioni një shtëpi mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70% të shpenzimeve të realizuara.
Afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 31 tetor 2026 dhe se të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë kushtet kanë kohë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar këtë mundës.
“Me këtë masë, shteti jo vetëm që u ndihmon familjeve të ulin shpenzimet e tyre për investim, por gjithashtu kontribuon në rritjen e efikasitetit energjetik, përdorimin e një energjenti më të pastër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor. Të drejtë për mbështetje financiare kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz natyror për një objekt që ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Për çdo amvisëri mund të parashtrohet vetëm një kërkesë. Për këtë masë janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen në përputhje me kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. Mjetet do të ndahen sipas parimit “i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit”.
“Pas përfundimit të afatit, një komision i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë kyçjen në gazin natyror ose blerjen e një kaldaje me gaz që të mos e humbasin mundësinë për mbështetje shtetërore dhe ta dorëzojnë në kohë dokumentacionin e nevojshëm”, thonë nga ministria.
/Telegrafi