Search

INDEP prezanton punimin për tranzicionin e energjisë elektrike në Kosovë

01 Mars, 2024


Prodhimit të energjisë elektrike përmes termocentraleve po i vie fundi. Madje deri në vitin 2050 synohet dekarbonizimi i plotë të sektorit të energjisë elektrike.

Rrugën se si do të bëhet tranzicioni i energjisë elektrike përmes një hulumtimi e kanë treguar drejtuesit e Institutit për Politika Zhvillimore të enjten derisa kanë prezantuar punimin “Indeksi i tranzicionit të energjisë elektrike në Kosovë”.

Autori Naim Bujupi tha se ky punim pasqyron të dhëna konkrete lidhur me tranzicionin e energjisë elektrike, ky synim kryesor është kalimi në burime të ripërtëritshme të energjisë.

Sipas të dhënave, ai ka thënë se rreth 66 për qind ndotjes totale shkaktohet nga dioksidit të karbonit i prodhimit të energjisë elektrike.

“Diku rreth 13 për qind të kapacitetit total mbulohen nga hidrocentralet apo burimet e ripërtëritshme dhe 87 për qind mbulohen nga termocentralet, pra ende jemi shumë herët drejt tranzicionit të energjisë elektrike”, ka thënë Bujupi.

Gjithashtu, eksperti Bujupi ka targetet që duhet të arrihen në vitet dhe dekadat në vazhdim.

“Niveli strategjik nëse e shohim numrat që janë vendosë apo targetet në strategjinë e energjisë 2022 – 2031, parashihet që deri në vitin 2031 të ndërtohen rreth 1700 mW kapacitet të reja të burimeve të ripërtëritshme. Mirëpo janë vendosë edhe targetet afatmesme, që nënkupton që në vitin 2025 të jen diku 490 mW kapacitete të burimeve të ripertëritshme, apo kapacitete të reja deri në vitin 2031 diku 1320 mW. Ideja edhe qëllimi i strategjisë është, që në vitin 2031 të mbulohet rreth 35 për qind e konsumit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme”, u shpreh ai.

Derisa, në vizionin afatgjatë deri në vitin 2050 synohet dekarbonizimi i plotë të sektorit të energjisë elektrike.

Ndërsa, Dardan Abazi nga INDEP tha se në këtë punim janë paraqitur rekomandime për një vizion afatgjatë në tranzicionin e energjisë elektrike.

“Ky hulumtim dhe ky punim është në kuadër të programit të Institutit INDEP për zhvillim të qëndrueshëm dhe në kuadër të përpjekjeve të instiutit për promovim të tranzicionin energjetik she promovim të politikave të gjelbëra që na çojnë drejt dekarbonizimit dhe transformimit të plotë të sistemit energjetik”, ka thënë Abazi.

Gjithashtu, në punim është paraqitur edhe udhërrëfyesi që duhet të ndiqet për këtë tranzicion.

/Gazeta Infokus