Search

IEA: Viti që lëmë pas shënoj rritjen më të madhe të burimeve të ripërtërishme në dy dekadat e fundit

12 Maj, 2021


Sipas raportit të fundit të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, gjenerimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë u rrit me ritmin më të shpejtë për dy dekadat e fundit, kjo rritje, sipas IEA, duket se do të vazhdoj edhe pas pandemisë.

Sipas raportit, energjia elektrike e gjeneruar nga burimet e ripërtërishme vitin që lëmë pasë është rritur për 45% në 280 gigavat, duke shënuar rritjen më të madhe brenda një viti që nga viti 1999. Në këtë mënyrë, agjencia parashikon që kjo shkallë e rritjes do të bëhet ‘normaliteti i ri’.

Tutje, IEA parashikon që rreth 270GW do të shtohen në 2021, përcjellur nga 280GW në 2022. Kjo sipas të dhënave vlerësohet të përfaqësoj një rritje prej 25% në krahasim me parashikimet fillestare të bëra në nëntor.

“Energjia e erës dhe solare janë duke na dhënë më shumë arsye për të qenë optimist rreth objektivave klimatik gjersa thyejnë rekorde vit pas viti”, ka thënë Fatih Birol, drejtori ekzekutivi i IEA.

“Vitin që lëmë pasë, rritja e kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme ishte përgjegjës për 90% të zgjerimit të sektorit të energjisë në nivel global”, ka thënë tutje Birol.

Ndryshe, në raportin e tyre vjetor, Ëorld Energy Outlook, publikuar në nëntor, IEA tha që energjia solare është gati që të bëhet mbreti i ri i energjisë elektrike krahas rënies së çmimeve që bënë energjinë solare më të lirë se sa termocentrale të reja të thëngjillit apo të gazit.

IEA beson që instalimet solare do të vazhdojnë të thejnë rekorde, dhe parashikon që më shumë se 160GW do të instalohen çdo vit deri në 2020, me projektet e shkallës së shërbimeve që pritet të dominojnë dhe nxisin investimet.

Në anën tjetër kapacitetet botërore të energjisë nga era janë rritur më shumë se 90% në 2020 duke arritur 114GW, mirëpo, IEA parashikon një ngadalësim të trendit të instalimeve në dy vitet e ardhshme.

IEA: Emetimet e karbonit në botë në rritje që nga pjesa e dytë e vitit 2020

Lexo më shumë

IEA: Burimet e ripërtëritshme do të tejkalojnë qymyrin në 5 vitet e ardhshme

Lexo më shumë