Search

IEA tregon gjendjen aktuale të rrjeteve energjetike dhe rrugën që duhet ndjekur drejt tranzicionit të energjisë së pastër

February 20, 2025


Agjencia Internacinale e Energjisë, IEA, ka publikuar të dhëna dhe fakte interesante për zhvillimet aktuale në rrjetet eleketroenergjetike dhe cilat janë pritshmëritë për vitet e ardhshme.

Rrjetet të cilat transportojnë energji elektrike në shtëpi, fabrika, zyra dhe spitale – përbëjnë shtyllën kurrizore të sistemeve moderne të energjisë. Dhe me rritjen e konsumit të energjisë elektrike, rrjetet e sigurta dhe të besueshme janë më të rëndësishëm se kurrë.

Sot, ka 80 milionë kilometra rrjete elektrike në nivel global – mjaftueshëm për të shkuar në Hënë dhe për të u kthyer 100 herë. Por këto rrjete duhet të modernizohen dhe zgjerohen, pasi kërkesa për energji elektrike po rritet për industry si dhe në shtëpi familjare për shkak të përdorimit të kondicionerve dhe klimave, automjeteve elektrike, pompave termike, inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera.

Sipas IEA kërkesa globale për energji në vitin 2040 mund të arrijë një nivel që kërkon 50 milionë kilometra të tjera të linjave. Kjo do të thotë se në 15 vitet e ardhshme duhet ndërtuar e njejta sasi e rrjeteve sa është ndërtuara në 40 vitet e mëparshme. Duke mos përfshirë 30 milionë kilometra të rrjeteve aktuale që duhet rinovuar.

Në dekadën e fundit ka shenja paralajmëruese se rrjetet po bëhen një pengesë, me ndikime potencialisht serioze në sigurinë e energjisë elektrike dhe aftësitë e shteteve për të përmbushur objektivat e tyre klimatike. Të paktën 1,500 GW projekte të energjisë së pastër të shtuar në mbarë botën në tre vitet e fundit  janë ndalur ose vonuar në mbarë botën për shkak të mungesës së lidhjeve në rrjet.

BE: Inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhëanve duke se do të kenë efekt në tranzicionin energjetik

Lexo më shumë

Rrjetet janë gjithashtu thelbësore për revolucionin e IA. Sipas analizës së IEA, nëse sektori i energjisë, industria e teknologjisë dhe qeveritë nuk koordinohen për të ofruar infrastrukturën e nevojshme të energjisë, një sasi e konsiderueshme e kapacitetit të planifikuar të qendrës së të dhënave globalisht mund të shtyhet ose anulohet. Ndërkohë që nevojiten vetëm 1 ose 2 vjet për të ndërtuar një qendër të dhënash, ndërtimi i një linje të re transmetimi mund të zgjasë 5 deri në 10 vjet.

Mirëpo globalisht ka trende pozitive të zhvillimit. Gjatë tre viteve të fundit, investimet globale në rrjet janë rritur. Në vitin 2024, u vlerësua të kishte arritur rreth 400 miliardë dollarë – ose çdo i 8-ti dollarë që është investuar ka shkuar drejt sistemeve energjetike. Megjithatë, deri në vitin 2030, do të duhet të arrijë rreth 700 miliardë dollarë, ose një në gjashtë dollarë, në mënyrë që vendet të përmbushin qëllimet e tyre.