Search

IEA bënë rishikimin e strategjisë së energjisë së Lituanisë në përpjekjet e të fundit për anëtarësim në organizatë

30 Prill, 2021


Lituania duhet të prioritizojë efiçensën e energjisë dhe të projektoj një strategji për energji të ripërtërishme, ka nënvizuar rishikimi i fundit i bërë nga Agjencioni Ndërkombëtar i Energjisë, IEA, gjersa vendi është aktualisht duke synuar anëtarsim në IEA.

Lituania ka bërë progres mbresëlënës në tranzicionin e saj energjetik në vitet e fundit, mirëpo duhet të marrë vendime në disa aspekte kyçe për të përshpejtuar progresin e saj drejt objektivit të përcaktuar për neutralitet të karbonit deri në 2050, sipas IEA.

Rishikimi gjeti që Lituania ka përforcuar politikat energjetike në vitet e fundit. Reformat tregtare të energjisë elektrike janë duke u zhvilluar dhe Lituania, sikuse vendet e tjera Baltike Latvia dhe Estonia, është duke integruar sistemin e saj të energjisë në sistemin e Evropës kontinentale.

Biomasa siguron 80% të energjisë për ngrohje qendrore në Lituani, vendi ka potencial të theksuar në zhvillimin e projekteve të gjenerimit nga era

Tutje, poashtu është theksuar se intensiteti pjesëmarrës i karbonit në gjenerimin e energjisë elektrike dhe për ngrohje është ulur përgjatë dekadës së fundit, dhe Lituania tashmë është e krahasueshme me vendet lidere anëtare të IEA kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e burimeve të energjisë së ripërtërishme në konsumin final të energjisë.

Termocentrali bërthamor Ignalina ishte mbyllur në fund të 2009, duke shtyer vendin që të rrisë importin energjisë elektrike, mirëpo duket se edhe gjenerimi vendor i energjisë së pastër po rritet shpejt.

Biomasa siguron 80 përqind të ngrohjes qendrore, projektet për gjenerim të energjisë nga era po rriten, dhe sistemi unik i matjes neto të vendit po ndikon në rritjen e shpejtë të shpërndarjes së energjisë së pastër.

Mirëpo, përveç ndarjes së emetimeve nga zhvillimi ekonomik, emetimet totale të CO2 lidhur me energjinë në Lituani kanë rënë 9% që nga 2000, ndjeshëm nga transporti, që përllogaritet të jetë burimi kryesor i lirimit të emetimeve në vend.

IEA: Emetimet e karbonit në botë në rritje që nga pjesa e dytë e vitit 2020

Lexo më shumë

Për të përmbushur synimet e saj, Lituania duhet të gëzoj angazhimin e shoqërisë në masë të madhe për të implementuar planet e qeverisë

Tutje, sipas rishikimit të bërë nga IEA, këto duhet të fillojn një integrim më të përqendruar të vendimmarrjes në lidhje me energjinë dhe klimën dhe me angazhimin e shoqërisë në masë të madhe për të implementuar planet e qeverisë.

“Lituania duhet të rrisë investimet në teknologji të energjisë së pastër për përforcuar sigurinë energjetike dhe konkurrencën në industritë e saj”, ka thënë Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA.

“Hidrogjeni, parqet e erës në det të hapur dhe bateritë mund të ndryshojnë të gjithë dinamikën në kontekstin e tranzicionit drejt energjisë së pastër për Lituaninë. Unë mirëpres angazhimet nga Ministria e Energjisë për të mbështetur këto inovacione dhe shpresoj që vendi bëhet pjesë e IEA si një anaëtare e plotë”, ka thënë tutje Birol.

Emetimet pritet të rriten përsëri pas krizës ekonomike të COVID – 19, IEA rekomandon sistem të ankandeve për të mbështetur teknologjitë e energjisë së pastër

Gjersa ekonomia e Lituanisë rikuperohet nga kriza ekonomike e vitit 2020 shkaktuar nga pandemia COVID-19, një rikthim i niveleve më të lartë të emetimeve pritet të ndodhë, veçanërisht në ndërtesa, industri dhe transport.

Në këtë mnyrë duket se politikat do të luajn një rol krucial për ngritu në shkallë më të lartë investimet, si ato private dhe ato publike, mirëpo duke lejuar sektorin privat që të marrë primatin eventualisht.

Për të adresuar këtë problem potencial, IEA ka rekomanduar një sistem të ankandeve për teknologji të energjisë së pastër siç janë burimet e ripërtërishme, hidrogjeni, dhe teknologjitë në lidhje me ruajtjen e energjisë.

Tutje, Lituania gjithnjë ka vënë theks në sigurinë energjetike në strategjinë e saj të energjisë sidhe angazhimit rajonal.

Në këtë mënyrë, duket se anëtarësimi në IEA mund të forcoj edhe më tutje sigurinë enegjetike, duke përfshirë këtu edhe naftën, gazin dhe energjinë elektrike.

Një treg në regjionin e Baltikut duket se është në horizont, ndërsa IEA në rishikimin e saj ka propozuar që Lituania të mos vonoj në interkoneksionin e saj në Poloni dhe kështu t’i bashkangjitet një tregu më të gjerë të gazit.

IEA: Burimet e ripërtëritshme do të tejkalojnë qymyrin në 5 vitet e ardhshme

Lexo më shumë