Search

Greqia planifikon që të trefishoj magazinimin e LNG dhe kapaciteteve të BRE

28 Qershor, 2022


Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Ksotas Skrekas, tha se qeveria do të mobilizojë më shumë se 44 miliard euro për transformim strukturor të sektorit të energjisë së Greqisë deri në fund të dekadës.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se synimi është që të rritet kapaciteti i instaluar i burimeve të ripërtëritshme të energjisë në 25GW nga 9GW dhe duke trefishuar volumin e magazinimit të gazit të lëngshëm natyror LNG.

Strategjia e energjisë e kabinetit të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, synon që të mbajë energjinë të përballueshme në Greqi, duke mbështetur konsumatorët me masa të eficensës së energjisë, furnizim të sigurt dhe për të forcuar konkurrencën duke përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe duke arritur pavarësinë nga importet e burimeve fosile ruse, sipas Skrekas.

Ishte vendi i parë në Evrop që filloj subvencionimin e faturave të energjisë elektrike dhe të gazit për amviseritë dhe biznese, ka thënë ai në një op-ed për energypress.gr.

Tutje, ministri i mjedisit dhe energjisë ka shtuar se Greqia ka alokuar deri më tash më shumë se 4.5 miliard euro për të mbrojtur shoqërinë nga cmimet në rritje të energjisë.

Një mekanizëm i përkohëshëm do të devijojë fitimet e papritura në segment tek e gjithë popullata, theksoi Skrekas.

Masat mbështetëse ndaj krizës energjetike do të arrijnë vlerën 6.5 miliard euro deri në fund të vitit

Skema parashikohet të rikuperojë mbi 1.6 miliardë euro deri në fund të vitit, tha ai.

Skrekas shtoi se masat mbështetëse deri në dhjetor 2022 do të arrijnë në më shumë se 6.5 miliardë euro, duke argumentuar se ato janë më të mëdhatë në Bashkimin Evropian në krahasim me vendet e tjera anëtare.

Ndërlidhjet e gazit me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut

Vetëm pak ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qeveria vendosi të përmirësojë kapacitetin e magazinimit të stacionit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Operatorit të Sistemit Helenik të Transmetimit të Gazit (DESFA) në Revithoussa, i njohur gjithashtu si Revythousa, vuri në dukje ministri.

Në kombinim me stacionet e reja në Korint dhe Aleksandropolis, i cili tashmë është në ndërtim e sipër, Greqia po vendoset si porta kryesore për gazin natyror në Evropën Juglindore dhe po trefishon kapacitetin e saj të depozitimit të LNG, sipas tij.

Greqia po vendoset si porta kryesore e gazit në Evropën Juglindore

Skrekas zbuloi se Revithoussa plotësoi 43% të kërkesës natyrore të vendit deri më tani këtë vit. Vëllimi i importeve të gazit nga Rusia do të reduktohet më tej me rritjen e kapacitetit të Gazsjellësit Trans Adriatik – TAP, i cili tashmë mbulon 20% të konsumit të brendshëm, tha ai.

Ministri nënvizoi se interkonektori i gazit IGB Greqi-Bullgari është në prag të vënies në punë dhe se qeveria po përshpejton punën për ndërlidhjen me Maqedoninë e Veriut.

Çdo 1 GW nga burimet e ripërtëritshme është 250 milionë euro më pak në kosto

Prodhimi i energjisë elektrike nga dielli dhe era kushton deri në pesë herë më pak se nga lëndët djegëse fosile, tha Skrekas. Ai pohoi se Greqia kursen deri në 250 milionë euro për çdo 1 GW projekte të energjisë së rinovueshme që lidh me rrjetin.

Një rekord prej më shumë se 1.74 GW në burimet e ripërtëritshme është vendosur të bëhet funksional këtë vit, krahasuar me projektet 1.12 GW në 2021 dhe 955 MW nga viti më parë, tha Skrekas. Deri në fund të vitit 2022, pjesa e burimeve të rinovueshme në përzierjen e energjisë elektrike do të kalojë 50%. Ajo u ul në 43% për vitin 2021, theksoi ministri.

Ai u shpreh optimist se objektivi i vitit 2030 për mbulimin e 70% të kërkesës së brendshme nga burimet e ripërtëritshme do të arrihet më herët.