Greqi: Shqyrtohen mundësit për energji bërthamore përmesë SMR-ve
December 12, 2024
Diskutime mbi centralet nukleare është ngritur sërish në Greqi pas shumë vitesh, duke pasur parasysh rritjen e reaktorëve të vegjël modularë (SMR) dhe rilindjen e pritur globalisht për energjinë bërthamore.
“Ne duhet dhe të shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme,” tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë me Bloomberg, duke iu referuar energjisë bërthamore dhe SMR-ve.
Megjithëse Greqia nuk ka stacione bërthamore, qeveria po ndjek atë trended që po ndodhin në mbarë botën përsa i përket zhvillimit teknologjik, pasi është një mënyrë neutrale ndaj karbonit për të prodhuar energji elektrike, theksoi ai.
“Përjashtimi i një teknologjie thjesht sepse ka anë të tjera që nuk na pëlqejnë, nuk më duket rruga e duhur për të ecur përpara”, shtoi Mitsotakis.
Qeveria greke po fokusohet te SMR-të, dhe jo te centralet e mëdha bërthamore. Këto centrale mund të përdoren në nivel lokal, në ishuj ose për furnizimin e qendrave të të dhënave. Përkatësisht, ishujt grekë si shumë rajone të tjera pritet të përballen me mungesë uji në vitet dhe dekadat në vijim, që do të thotë se do të nevojiten impiante për largimin e kripës nga uji, të cilat kanë nevojë për energji elektrike për të funksionuar.
Një çështje tjetër që Greqia ka ngritur vitet e fundit është mundësia e mbështetjes së ndërtimit të reaktorëve në vendet fqinje, si Bullgaria, pastaj duke e kontraktuar energjinë elektrike prej tyre.
Ndërsa ideja e mbështetjes së projekteve me energji nukleare jashtë vendit mund të jetë e lehtë politikisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për SMR-të në Greqi. Publiku ka qenë gjithmonë shumë armiqësor ndaj energjisë bërthamore që nga Çernobili.
Në fund të fundit, duke pasur parasysh reagimet lokale shpesh ekstreme edhe kundër teknologjive të pastra si parqet diellore apo me erë, duket e paimagjinueshme që njerëzit të jenë të gatshëm të pranojnë centrale bërthamore në tokat greke.