Search

Në inaugurimin e KSDW: E ardhmja e Kosovës sjell dekarbonizimin, vendin e presin shumë sfida

02 Qershor, 2021


Më 31 maj është shënuar hapja dhe fillimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, ngjarjes më të madhe në vend për zhvillim të qëndrueshëm. Gjatë ngjarjes që po shënonte hapjen, folësit theksuan se janë të përkushtuar për dekarbonizimin e energjisë, por se vendin e presin shumë sfida.

Në fjalimin e saj inaugures në ngjarjen e hapjes së Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani theksoi se diskutimi për agjendën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm duhet të jetë gjithpërfshirëse.

“Të flasësh dhe të veprosh për agjendën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm nuk mund të jetë më diçka që bëhet me qasje slektive, kjo është e ardhmja, dhe rrjedhimisht në këtë drejtim duhet të orientohet edhe stili ynë i jetës”, tha Osmani.

Vjosa Osmani: Ne besojmë në agjendën e gjelbër, dhe do të punojmë së bashku për t’a jetësuar atë

Tutje, Osmani diskutoi edhe mbi potencialin e burimeve të ripërtëritshme në kuptimin e zhvillimit gjithpërfshirës të komunitetit, duke theksuar potencialin e rritjes së numrit të punësuarve gjatë zhvillimit të projekteve të tilla.

“Rritja e numrave të të punësuarve në sektorin e burimeve të riëprtërishme është e jashtëzakonshme. Që çmimet e teknologjive të BRE po bëhen gjithnjë më të konkurrueshme në treg. Bankat dhe institucionet ndërkombëtare financiare kanë larguar portofolion e tyre të investimeve nga burimet fosile, dhe janë orientuar kah energjia e gjelbër”, tha Osmani.

Si përfundim, Presidentja Osmani poashtu potencoi se Marrëveshja e Parisit dhe Marrëveshja e Gjelbër duhet të shërbejnë si gurthemel për hartimin e politikave vendore, duke sinjalizuar qartë që orientimi i përgjithshëm zhvillimor do të bëhet duke respektuar agjendën e gjelbër dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Të dyja këto dokumente do duheshin të na shërbenin edhe ne si udhërrëfyes edhe për politikat tona dhe të jenë synimi i institucioneve të reja në vend. Ne besojmë në agjendën e gjelbër, dhe do të punojmë së bashku për t’a jetësuar atë”, tha Osmani.

Albin Kurti: Kërkesat për ndryshime klimatike ndaj vendeve të varfëra janë problematike, ndotësit e mëdhenj të globit janë shtetet të cilat kanë filluar industrializimin në fund të shekullit 18

Pas fjalimit të Presidentes Osmani, fjalën e mori Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se qeveria është përcaktuar një model të zhvillimit në harmoni me mjedisin, ku burimet natyrore do të trajtohen dhe shfrytëzohen me kujdes.

“Ne jemi shtet në zhvillim dhe kemi nevojë për ndërtim të ekonomisë, infrastrukturës, industrisë, dhe prodhimit të energjisë. Modeli i zhvillimit që ne do t’a aplikojmë do të jetë në harmoni me mjedisin. Resurset natyrore, lumenjtë mineralet dhe pyjet, do t’i trajtojmë dhe shfrytëzojmë me kujdes. Sigurimi i qasjes në ujë të pijës, ujë për ujitje, dhe menaxhimi i ujërave të zeza do të trajtohen me prioritet”, tha Kryeministri Kurti.

Për më tepër, Kryeminstri Kurti ritheksoi premtimin kryesor të bërë në programin e ri qeveritar në lidhje me sektorin e energjisë, atë për furnizimim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji për të gjithë.

Kurti tha se karahas rritjes së efiçiencës së energjisë dhe diversifikimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme, Qeveria do të fokusohet edhe në menaxhimin e kapaciteteve ekzistuese energjetike si bazë për sigurinë e furnizimit.

“Qeveria do të investojë në krijimin e kushteve të favorshme për furnizim të qëndrueshëm dhe përballueshëm me energji, në rritjen e efiçensës së energjisë, rritjen e shumëllojshmërisë së burimeve energjetike dhe në përmirësimin e menaxhimit të kapaciteteve ekzistuese energjetike si bazë për sigurinë me furnizim energjetik dhe rrugë e drejt gjatë tranzicionit e dekarbonizimit energjetik”, tha Kurti.

Ndërsa, në lidhje me procesin e dekarbonizimit të ekonomisë, Kurti tha se është e padrejtë që vendet më pak të zhvilluara të kenë përgjegjësi të njejtë sikurse vendet që kanë filluar industrializimin në kurriz të ndotjes për më shumë se dy shekuj.

“Sot është shumë e lehtë t’i thuhet vendeve të varfura që duan të shfrytëzojnë resurset natyrore për zhvillim që të dalin nga varfëria që t’i përmbahen kritereve të marrëveshjes së Parisit për klimën, por kjo kërkon një bazë më të fortë në realitet”, theksoi Kurti.

Ai theksoi se ndotësit më të mëdhenj në botë janë shtetet e industrializuara, dhe se kjo ndotje ka filluar në momentin kur këto vende kanë filluar industrializimin.

“Ndotësitë e mëdhenj të globit sot janë shtetet e industrializuara të cilat kanë filluar industrializimin në fund të shekullit 18, poashtu të njëjtat shtete sot janë pjesë e prodhimit të ndotjes më të madhe në botë. Mirëpo, kur ndotjes aktuale të tyre, i shtohet edhe ndotja e prodhuar nga ta që nga shekulli 18 deri më sot, atëherë kërkesa ndaj vendeve të varfëra bëhet më problematike”, tha Kurti.

Liburin Aliu: Kemi pronarë të hidrocentraleve dhe të cilët thirren në energji të qëndrueshme dhe në të gjelbërtën, dhe të tjerët janë vëzhgues të asaj se çka po ndodhë

Pas Kryeministrit Kurti, në ngjarjen që po shënonte inaugurimin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë fjalën e mori Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai theksoi se ndërsa diskutimet dhe politikat për zhvillim të qëndrueshëm janë aktuale dhe të përsëritura edhe në dokumente dhe ligje zyrtare, aplikimi dhe implementimi në realitet i këtyre politikave nuk është në pozitën e duhur.

“Zhvillimi i qëndrueshëm përflitet shumë, mirëpo nga ajo që e shohim realisht, faktikisht në terren, që e shohim në institucionet e vendit, e shohim që duhet shumë punë që shprehja e qartë të arrijë në pozicionin aty ku duhet”, tha Aliu.

Tutje, Aliu thumboi në masë të madhe projektet e gjenerimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, apo keq planifikimin e tyre, të cilat shfrytëzojnë resurse që në të vërtet do të mund të shfrytëzoheshin për anë të tjera ekonomike.

“Është prirja nga profiti shumë ma shumë se sa nga interesi qytetarë, ka bërë që sot edhe aty ku flitet për qëndrueshmërinë dhe aty ku flitet për energjinë e ripërtërishme prapë kemi degradim. Shpeshehrë kemi të bëjmë me energji solare mbi toka bujqësore, mbi tokat bujqësore që mund të prodhojnë, zihen ato nga projekte të ndryshme të energjisë solare”, tha Aliu.

Ai tha se mbi dëmet, nga projekte të tilla të papërgjegjshme nuk përfitojnë qytetarët por kompanitë e vetme, dhe përdori shembullin e hidrocentraleve që po kundërshtohen së fundmi në Kosovë.

“Nuk është se po përfitojnë qytetrarët, po përfitonë një kompani e vetme apo një njëri i vtëm që është pronar i një hidrocentrali dhe i cili edhe bënë dëmë faktik në mjedis edhe thirret në energji të qëndrueshme dhe në të gjelbërtën, dhe të tjerët janë vëzhgues të asaj se çka po ndodhë”, tha Aliu.

Ndërkaq, ai poashtu theksoi se aktivitetet që duan të implementojnë qeveria aktuale nuk do të mund të arrihen pa përfshirje masive të qytetarëve.

Rizvanolli: Për të prodhuar një produkt në Kosovë konsumohet katër herë më shumë energji se mesatarisht në BE

Në fjalën e saj inauguruese, Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, foli për sfidat e shumta të sektorit të energjisë, e në veçanti të atyre të ndërlidhura me konsumin e energjisë elektrike dhe mungesën e prodhimit në vend.

“Sot ne konsumojmë më shumë energji se që jemi në gjendje të prodhojmë si Kosovë, për të prodhuar një njësi të bruto produktit vendor në ekonominë tonë ne konsumojmë katër herë më shumë energji se sa një ekonomi mesatare e BE-së”, tha Rizvanolli.

Sipas Ministres, ekonomitë familjare konsumojnë 40% të energjisë elektrike në vend, dhe një pjesë e madhe e kësaj bëhet për ngrohje gjatë dimrit. Në anën tjetër, Kosova për nevojat e saja energjetike mbështetet në kapacitete të vjetra dhe jo-efiçiente, ka thënë Ministrja.

“Këto statistika na tregojnë rrugën përpara, na tregojnë se ku duhet të ndërhyjmë të përmirësojmë realitetin tonë. Në këtë kontekst, jam e lumtur që kemi bërë një zotim ndaj Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, për të pasur një plan konkret për dekarbonizim dhe një zotim ndaj komunitetit të energjisë për të zhvilluar planin tonë për energji dhe klimë”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli tha se strategjia e energjisë do të përcaktojë rrugën para të zhvillimit të sektorit dhe burimeve të energjisë në Kosovë.

“Ngritja e efiçiencës së energjisë dhe sigurimi i alternativave të ngrohjes së përballueshme janë kyçe sidhe sigurimi i kushteve për shumëllojshmëri dhe kapacitete të reja të gjenerimit nga burimet e riëprtërishme të energjisë”, tha ajo.

Viola von Crammon: Unë i besoj shumë qeverisë së Kryeministrit Kurti dhe aftësisë së saj për të marrë masa të kërkuara kërkonte të marrëveshjes së Parisit

Në fjalën e saj inauguruese dhe në formë virtuale, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ndërsa ka përshëndetur programin e ri qeverisës, ka kërkuar që ‘fjalët të kthehen në vepra’.

Ajo kërkoi që ndikimet e ndotjes në shëndetin publik në Kosovë të mos nënvlerësohen, ndërsa theksoi se Kosovva është ndër vendet me më së shumti sëmundje të frymëmarrjes të regjistruara në Evropë.

Në përfundim, ajo shprehi besimin e saj për qeverinë e Kosovës për të ndërmarrë masat që përcakton marrëveshja e Parisit.

“Ndërgjegjësimi i publikut për do të ndihmojë shumë Kosovën në zbatimin e politikave mjedisore dhe klimatike të cilat janë të nevojshme, unë përshëndes me shumë shpresë programin e ri të qeverisë për vitet 2021-2025, le të kthehen fjalët në vepra. Unë i besoja shumë qeverisë së Kryeministrit Kurti dhe aftësisë së saj për të marrë masa të kërkuara kërkonte marrëveshjen e Parisit”, tha von Crammon.

Ambasadori Jorn Rohde: Qëndrueshmëria nuk është e mirë vetëm për mjedisin, por është edhe një vendim i mirë biznesi

Në fjalën e tij inaugurese, Ambasadori i Republikës Federale Gjermane Jörn Rohde ritheksoi përkushtimin e Gjermanisë dhe BE-së për mbështetjen e Kosovës drejt ekonomisë së gjelbër.

“Unë mund t’ju siguroj se Gjermania do të mbetet një partner i fortë për Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit të qëndrueshëm. Fushat tona të rëndësishme për bashkëpunimin aktual Kosovë – Gjermani janë menaxhimi i mbeturinave, ekonomia qarkore dhe efiçienca e energjisë”, tha Ambasadori Rohde.

Ndërkaq, sa i përket ideve dhe përkushtimeve për sektorin e energjisë, Ambasadori Rohde përmendi masat për efiçensë të energjisë dhe zhvillimin e projekteve të burimeve të ripërtërishme, sikurse atë të SOËI Kosovo për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë, me kapacitet të instaluar prej 105 megavatësh.

“Natyrisht qeveria gjermane dhe BE punojnë për energjinë e ripërtëritshme. Kjo do të krijojnë vende të reja pune, do të zvogëlojë ndotjen e ajrit dhe në të njëjtën kohë mbështetë rritjen ekonomike. Një shembull i mirë këtu në Kosovë është parku i erës në Bajgorë, i cili do t’i shtojë më shumë se 100 megavat rrjetit në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Në përfundim, Ambsadori Rohde poashtu përshendeti edhe kontributin e vazhdueshëm të shoqërisë civile në vetdijësimin e publikut dhe mbështetjes së vazhdueshme police për këtë kauzë.

Burim Ejupi: Në katër edicione kemi pasur katër qeveri të ndryshme, shpresojmë që në edicionet e rradhës do të kemi një qeveri

Nga bashkëorganizatorët të edicioni të katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, përshendeti të gjithë të pranishimit dhe fjalimet e tyre që nënkuptuan zotime për punën drejt jetëzimit të projekteve për tranzicionin e ekonomisë së Kosovës në ekonomi të gjelbër.

Ai poashtu theksoi se tema e këti edicioni ishte më lehtë që të vendoset duke konsideruar se disa sfida, sikurse ajo e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re apo hidrocentraleve, po përfundojnë në favor të qëndrueshmërisë.

“Termocentrali ‘Kosvoa e Re’, duket se veç ka përfunduar, ajo për shkak të tërheqjes së investitorit, ndërkaq çështja e degradimit të lumenjve dhe hidrocentraleve, duke i’u falenderuar Minsitrit Aliu kjo punë veç ka mbetur e kaluar. Tash, na mbetet të bisedojmë se si ka shkuar pjesa se si u degraduan lumenjtë prej hidrocentraleve”, tha Ejupi.

Tutje, ai poashtu ritheksoi punën që pritet të bëhet nga ana e tyre si dhe mbështetës të politikave zhvillimore të qëndrueshme, por edhe si kundërshtar ndaj atyre që mendojmë që nuk ruajnë ambientin.

“Vlenë të cekët se edicioni i katërt po bëhet dhe partner kemi pasur katër qeveri të ndryshme, shpresojmë që në edicionet e rradhës do të kemi një qeveri e cila dha përkushtimin këtu së bashku me përkushtimin që dha zonja Presidente, do të ketë më lehtë që edhe ne si shoqëri civile të jemi partnerë aty ku mundemi dhe të japim ekspertizën tonë, por edhe të jemi kundërshtyes ndaj atyre politiakve që mendojmë që nuk e ruajnë ambientin ose që nuk janë në vijë më zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Burim Ejupi.

Rinora Gojani: Fatëkeqësisht, jemi dëshmitar të asaj që toka ajri, uji dhe zhvillimi i qëndrueshëm nuk kanë qenë prioritet e politikës në Kosovë

Nga bashkëorganizatorët e Javës së Zhvillimit të Qëndrushëm në Kosovë, Balkan Green Foundation, Rinora Gojani, morri fjalën teksa theksoi se Kosova nuk ka lluksin që të investoj jo mençëm në sektori ne energjisë, dhe të humbas para për shkaqe politike.

“Fatëkeqësisht, jemi dëshmitar të asaj që toka ajri, uji dhe zhvillimi i qëndrueshëm nuk kanë qenë prioritet e politikës në kosovë, pavarësisht ndikimit të tyre në shëndetin e qytetarëve, në mjedis dhe në potencialin ekonomik dhe turistik të vendit. Andaj nuk kemi kohë për të humbur por duhet të fillojmë dhe të prioritizojmë ato”, tha ajo.

“Dhe pas fjalimeve të juja kam shpresë që ato do t’i shohim edhe në politika. Ksovoa nuk e ka lluksin të investoj jo mençëm në sektorin energjetik, të vazhdoj të humbas para për shkaqe politike, dhe të ndjek mendësinë vjetër në kurriz të gjeneratave të ardhshme”, tha ajo.

“Ne si shoqëri civile do të japim kontributin tonë në draftin e Planit për Energji dhe Klimë dhe më pas në strategjinë e energjisë, do të jemi përkrahës të qeverisë për politika të qëndrueshme dhe kritikë të pakopromois për ide dhe politika agresive që janë në dëmë të mjedisit, dhe drejtës elementare për jetë të dinjitetshme dhe të shëndosh për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Edicioni i katërt i ‘Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDË)’, ngjarjes më të madhe të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, ka filluar më 31 maj dhe do të përfundojë më 11 qershor 2021.

Kjo ngjarje ndër vite organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Ndryshe, gjatë kësaj jave do të diskutohen një numër temash, që në fokus kanë sektorin e energjisë dhe të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.