Search

Gjermania, dhe katër vende të tjera kundërshtojnë klasifikimin e energjisë bërthamore si të gjelbër në BE

05 Korrik, 2021


Gjermania ka mbledhur mbështetje nga katër vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian në qëndrimin e saj kundërshtues për të klasifikuar energjinë bërthamore si të ‘gjelbër’ dhe të qëndrueshme për qëllime investive, në një letër të drejtuar tek Komisioni Evropian, ka raportuar Reuters.

Duke bërë investimet e gjelbra më të dukshme për investitorët në librin e ri të rregullave, apo taksonomisë, Brukseli shpreson, që nga viti i ardhshëm, që të ndihmojë të drejtojë shuma të mëdha të parave të kapitalit privat drejt aktiviteteve që mbështesin objektivat klimatik të Bashkimit Evropian.

Në këtë mënyrë, Spanja, Austria, Danimarka dhe Luksemburgu iu bashkuan Gjermanisë duke thënë se investitorët e shqetësuar në lidhje me ruajtjen e mbetjeve bërthamore mund të humbin besimin në produktet financiare të etiketuara si të gjelbra nëse përfshijnë energji bërthamore pa dijeninë e tyre.

“Ne shqetësohemi që përfshirja e energjisë bërthamore në taksonomi do të dëmtojë integritetin dhe besueshmërinë, dhe rrjedhimisht edhe dobinë”, kanë thënë ministrat e këtyre vendeve, duke shtuar se çdo vend i BE ka të drejtën për të zgjedhur formën e vet të energjisë.

Vende të cilat janë të varura në energjinë bërthamore, si Franca dhe disa vende tjera të Evropës Lindore, favorizojnë energjinë bërthamore për shkak se nuk emeton karbon që ndikon në ndryshimin klimatik.

Ndryshe, Komisioni ka publikuar kritere klimatike për investimet e gjelbra, duke filluar nga renovimet në ndërtime deri tek përpunimit të çementos, çelikut dhe baterive.

Çështja e energjisë bërthamore, që është duke u trajtuar në mënyrë të ndarë, gjen përgjigje të përzier edhe brenda Komisionit. Letra citoi faktin që pyetja e mbetjes përfundimtare e energjisë bërthamroe ende nuk është qartësuar.

Gjermania, veçse është zotuar që të largojë energjinë bërthamore rreth 20 vite më parë, për arsye të sigurisë, ndërsa në një përgjigje katastrofës së Fukushimës në vitin 2011 ka përshpejtuar skemat kombëtare të largimit të reaktorëve bërthamore.

Shtëpia e Bardhë synon subvencione për termocentrale bërthamore për të ndihumar arritjen e objektivave klimatik

Lexo më shumë

Energjia bërthamore më e favorshme se sa burimet e ripërtërishme për prodhimin e hidrogjenit të pastër, thotë një raport i parlamentit Francez

Lexo më shumë