Search

Gjermani: Qymyri tejkalon erën si burimi kryesor i energjisë elektrike

14 Shtator, 2021


Në gjysmën e parë të vitit 2021, qymyri ka arritur të jetë kontribuesi më i madh në rrjetin elektrik të Gjermanisë, ndërsa energjia e gjeneruar nga era ka rënë në nivelin e saj më të ulët që nga viti 2018. Zyrtarët thonë se moti është pjesërisht fajtor.

Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi ndërkombëtar i Gjermanisë, Deutsche Welle (DW), ku në raportimin e tyre është theksuar se teksa Gjermania është duke synuar zhvillimin e BRE-ve, qymyri ka hequr nga podium energjinë e erës si burimi kryesor i energjisë këtë vit.

Të dhënat vijnë pasi që Gjermania synon që të përshpejtoj largimin e saj të thëngjillit dhe rrjedhimisht mbylljen e termocentraleve të thëngjillit pas presionit të akumuluar nga ekspertët klimatikë dhe ambientalistët në vend.

Të dhënat e fundit kanë zbuluar sfidat e vërteta që presin vendin drejt këti tranzicioni energjetik

Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis) kanë gjetur se prodhimi i energjisë elektrike nga burimet “konvencionale” energjetike është rritur për 20.9% këtë vit, krahasuar me pjesën e parë të vitit 2020.

Në total, burimet konvencionale të energjisë, duke përfshirë qymyrin, gazin natyral dhe energjinë bërthamore, kanë përbërë 56% të të totalit të energjisë elektrike të furnizuar në rrjetin e Gjermanisë për pjesën e parë të 2021.

Në këtë mënyrë, të dhënat tregojnë se qymyri ishte burimi lider në bazë të pjesëmarrjes në kuadër të burimeve konvencionale të energjisë, duke përfaqësuar mbi 27% të energjisë elektrike të Gjermanisë, përcjell DW.

Ndërkaq, kontributi nga energjia e erës në rrjetin elektrik ka rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën e njetë të vitit të kaluar, pra nga 29% në 22% aktualisht.

Energjia nga era kishte qenë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike, por tani ka regjistruar shifrat e saj më të ulëta që nga viti 2018.

Megjithatë, kjo padyshim shtron pyetjen pse? Pse duhet të ketë rënë kaq ndjeshëm pjesëmarrja e energjisë së erës në mbulimin e kërkesës energjetike në Gjermani për këtë vit?

Raportimet kanë përcjellur statistikat që kanë nënvizuar se kushtet atmosferike ishin pjesërisht fajtorë.

Një mungesë e erës në periudhën janar-mars këtë vit në mënyrë të konsiderueshme ka ulur sasinë e energjisë elektrike të prodhuar nga turbinat e erës të Gjermanisë.

Në kontrast, moti i stuhishëm në tremujorët e parë të 2019 dhe 2020 kishte rritur ndjeshëm energjinë elektrike të prodhuar në periudhën e njëjtë të atyre vitive.

Ndryshe, Gjermania është duke targetuar të ketë energji nga era, solare, biogazi, dhe burime të tjera të energjisë së ripërtëritshme të kenë një rol më të madh teksa vendi synon një largim të plotë të energjisë bërthamore deri në vitin 2022 dhe mbyllje të termocentraleve të thëngjillit deri në 2038.

Gjermania sjellë termocentral të ri me qymyr

Lexo më shumë

Instalimet e kapaciteteve solare në Gjermani janë rritur mbi 20%, por industria paralajmëron se kjo nuk mjafton

Lexo më shumë