Search

Instalimet e kapaciteteve solare në Gjermani janë rritur mbi 20%, por industria paralajmëron se kjo nuk mjafton

04 Gusht, 2021


Ndërtimi apo zhvillimi i instalimeve të reja të paneleve solare në Gjermani është rritur për 22 përqind në pjesën e parë të këti viti, mirëpo duhet të jetë tre apo katër herë më e madhe në mënyrë që vendi të jetë në përputhje me objktivat kombëtar klimatik, ka theksuar grupi i industrisë solare BSW Solar.

“Duke marrë parasysh kërkesat e imponuara për veprime klimatike, zgjerimi i kapaciteteve PV solare është mjaftë i ngadalshëm”, ka thënë BSW, duke bërë thirrje për një program ad-hoc për të nxitur zgjerimin e menjëhershëm pas zgjedhjeve të përgjithshme në shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur cleanenergywire, të cilët kanë raportuar se pa një rritje tre apo katërfishore, Gjermania vështirë se do të jetë në gjendje që të kompensojë humbjet në kapacitete për shkak të largimit në mënyrë paralele të energjisë bërthamore dhe asaj të thëngjillit.

Gjersa instalimet në shtëpi privatë janë duke gëzuar një rritje të theksuar, BSW tha se është e shqetësuar që konsumatorët e korporatave po i shmangen investimeve në pronat e tyre komerciale, ku regjstrimet e instalimeve të reja të PV kanë rënë 67 përqind në qershor marrë për krahasim vitin 2020.

“Ky është rezultati i dështimit të qeverisë për të adaptuar caqe të zgjeruara për PV në caqet e e shtrënguara për ndryshim klimatik”, ka thënë udhëheqësi i BSW, Carsten Kornig.

Tutje, Kornig ka shtuar se ulja e shpejtë e shpërblimit të garantuar për investitorët e paneleve solare, që aktualisht është 25 përqind më e ulët se sa një vit më parë, do të trembte investitorët potencial edhe më shumë.

Një vendosje më e shpejtë e instalimeve të energjisë diellore dhe të erës në të gjithë Gjermaninë shihet si një parakusht në mënyrë që vendi t’i afrohet arritjes së objektivave të tij ambiciozë për reduktimin e emetimeve.

Ndryshe, kandidatët kryesor të të gjithë partive të angazhuar në garën zgjedhore për kancelarë janë pajtuar se një rritje e shpejtë e volumit të zgjerimit duhet të jetë një prioritet për koalicionin e ardhshëm zgjedhor.