Search

Gjermania sjellë termocentral të ri me qymyr

07 Qershor, 2021


Gjermania ka filluar operimin e një termocentrali të ri me qymyr më 30 maj. Termocentrali filloi operimin 10 vite pasi kishte filluar planifikimin dhe pritet të jetë termocentrali i fundit me qymyr në Gjermani.

Termocentrali i ri me qymyr 1100 megavatësh Datteln 4, në pronësi të Uniper dhe i vendosur në Datteln të rajonit North Rhine – Westphalia, ka filluar operimin edhe pse Gjermania kishte thënë se do të përfundojë prodhimin e rrymës nga qymyri në planet e saja.

Vitin e kaluar, Gjermania kishte thënë se do të mbyllte të gjitha 84 termocentralet deri në vitin 2038, ndërsa vendi po synon dekarbonizimin.

Në kuadër të këtyre planeve, së paku tetë termocentrale të qymyrit në Gjermani planifikohen të mbyllen këtë vit. Zyrtarët në rajonin e North Rhine – Westphalia kanë thënë se do të vazhdojnë me ndërtimin dhe operacioalizimin e termocnetralit të ri pasi ndikimi i tij në mjedis do të jetë shumë i ulët, dhe i papërfillshëm krahasuar me ndikimin e katër termocentraleve tjera në të njejtin rajon të cilat po i zëvendëson.

Ndërtimi i termocentralit Datteln 4 ka filluar në nëntor të vitit 2007. Ndërtimi i termocentralit ka kushtuar 1.5 miliard euro dhe është bërë për të zëvendësuar tri njësi të vjetra të qymyrit në Datteln dhe një njësi tjetër në Shamrock.

Ndryshe, ndërsa Kosova po synonte ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, ishin vendet e mëdha ato që po kundërshtonin një gjë të tillë, pasi termocentrali i ri nuk po përkonte me planet globale të dekarbonizimit dhe obligimet ndërkombëtare që Kosova i ka ndërmarrë si palë kontraktuese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Përveç obligimeve ndërkombëtare, ndërtimi i një termocentrali të ri në Kosovë është kundërshtuar fuqishëm nga pjestarët e shoqërisë civile, për shkak të ndikimeve në mjedis dhe në tarifa të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë.

Njashtu sikurse në Gjermani, edhe termocentrali i ri në Kosovë po ndërtohej për të zëvendësuar mungesën e energjisë elektrike pas dekomisionimit të termocentralit Kosova A. Përmes termocentralit të ri dhe pas mbylljes së Kosovës A, Kosova synonte të siguronte energjinë bazë për të mundësuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorë në rrugën e tranzicionit energjetik.

Hapja e termocentralit të ri në Gjermani është kundërshtuar nga aktivistët. Zyrtarët e rajoni North Rhein – Westphalia kanë konfirmuar se rreth 500 protestues kanë kundërshtuar hapjen e termocentralit përmes protestës.

Sipas planeve, Datteln është dashur të fillojë operimin në vitin 2011, por faza e ndërtimit ishte zgjatur për shkak të arsyjeve teknike.