Gjatë vitit 2024 panelet solare kanë prodhuar më shumë energji se termocentralet me qymyr në BE
January 28, 2025

Energjia nga burimet fosile ka pësuar ulje përsëri në vitin 2024, pavarësisht rritjes së kërkesës për energji elektrike dhe eksporteve të energjisë nga Bashkimi Evropian. Rritja e madhe e enegjisë diellore kontribuoi më së shumti në rënien e fosileve, duke ngritur për herë të parë energjinë solare mbi qymyrin.
Tranzicioni i sektorit energjetik të BE-së bëri përparim thelbësor në vitin 2024, me vrull të qëndrueshëm pavarësisht nga qasjet e kundërta ekonomike dhe trazirat politike, sipas Ember. Raporti vjetor Energjia Elektrike në Evropë nga grupit të ekspertëve tregoi se energjia fosile ra përsëri në vitin 2024.
Udhëheqja e re politike e BE-së ka qenë e qartë se e ardhmja e konkurrencës evropiane është përmes reduktimit të varësisë nga karburantet fosile, vuri në dukje organizata Ember.
Viti 2024 ishte vit rekord për zgjerimin e kapaciteteve të energjisë diellore kontribuoi më së shumti në rënien e fosileve, duke ngritur për herë të parë prodhimin nga energjia diellore mbi qymyrin. Në vitin 2024, fotovoltaikët kanë prodhuar 11% të energjisë elektrike, ndërsa energjia e qymyrit ra nën 10%.
Fuqia e gazit fosil ra për të pestin vit radhazi, në 16%, dhe ishte më e ulët se energjia e erës (17%). Gjenerimi total i fosileve ra në nivelin më të ulët historik, në vetëm 29%. Për shkak të rritjes së kapaciteteve nga energji solare si dhe kushtet e mira për hidro-energjinë burimet e pastra në BE 71%, të totalit.
Lëndët djegëse fosile më në fund po ulin ndikim e tyre në sistemin energjetik
Lëndët djegëse fosile po humbasin kontrollin e tyre mbi energjinë e BE-së, tha Chris Rosslowe, analist i lartë dhe një nga autorët kryesorë të raportit.
“Ndërsa tranzicioni i energjisë elektrike në BE ka ecur më shpejt nga sa pritej në pesë vitet e fundit, përparimi i mëtejshëm nuk mund të merret si i mirëqenë. Projektet duhet të përshpejtohet veçanërisht në sektorin e erës, i cili është përballur me sfida unike dhe një hendek në rritje. Nga tani deri në vitin 2030, çdo vit kapacitet e energjisë së erës duhet të dyfishohen në krahasim me nivelet e vitit 2024”, sipas tij.
BE mbeti në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin, nga plani RePowerEU, prej 400 GW në kapacitet total fotovoltaik deri në vitin 2025. Për më tepër, ruajtja e ritmit të rritjes së kapacitetev duket se do të arrijë përmbushjen e objektivit prej 750 GW deri në vitin 2030.
Shpërndarja e energjisë në BE
Më shumë se gjysma e vendeve anëtare kanë pjesë të energjisë së qymyrit jo më shumë se 5%
Prodhimi i energjisë së erës mbeti i ngjashëm me nivelet e vitit 2023, në 17% të energjisë së BE-së ose 477 TWh. Shtesat u kompensuan nga kushtet më pak të favorshme të erës.
Prodhimi nga burimet fosileve përsoj një rënje prej75 TWh (apo 9%) në vit. Kjo shënon nivelin më të ulët për më shumë se dyzet vjet, ku prodhimi total është793 TWh.
Energjia solare është rritur në çdo vend të BE. Më shumë se gjysma tani ose nuk kanë energji qymyri ose një pjesë nën 5%. Qymyri ka rënë nga burimi i tretë më i madh i energjisë në BE në vitin 2019 në i gjashti më i madhi.
Gjermania dhe Polonia së bashku përbëjnë pothuajse tre të katërtat e energjisë së qymyrit të BE-së, përkatësisht me 39% dhe 34%. Më pas është Republika Çeke, me 9.9%.
Sa i përket vendeve anëtare në Evropën Juglindore, ato kanë 8.3% të kombinuara: Bullgaria merr pjesë me 3%, Rumania është me 2.5% dhe Sllovenia kontribuon me 1.3%, e ndjekur nga Greqia (1.2%) dhe Kroacia (0.3%). Qiproja nuk prodhon energji elektrike nga qymyri.