Search

Gazi në Ballkan: Institucione promovojn projekte të cilat priten të realizohen nga miqt e Donald Trump

June 02, 2026


The Guardian ka filluar hetimin në procesin e TAP-it në Ballkan, janë gjetur lidhje të çarta me presidencën amerikane.  

AAFS Infrastructure and Energy është kompania kanditate për ndërtimin dhe operimin e tubacionit të gazit amerikan nëpër Ballkan.

Lobi Amerikan për Gazin Natyror në Vend: AMCHEM organizon diskutim rreth sigurisë energjetike në vend

Lexo më shumë

“Ky mund të jetë projekti më i rëndësishëm i infrastrukturës ndonjëherë në Bosnjë dhe Hercegovinë”, është shprehur një nga zyrtari i lartë në Bosnje dhe Hercegovin për the Guardian, i cili, si shumë të tjerët në këtë hulumtim, kërkon të mbetet anonym.

Kjo kompania është relativisht e re dhe nuk ka asnjë dëshmi që tregon eksperiencë në realizimin e projekteve të shakllës së tillë. Mirëpo përparësia qe e ka janë lidhjet personale me Donald Trump.

Një nga përfaqësuesit e AAFS është një avokat nga Uashingtoni i cili ka vepruar për Trump në çështjet politike. Tjetri është vëllai i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit. Të dy ishin pjesë e një fushate që është afër zemrës së Trump: përpjekja për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Një hetim i Guardian, bazuar në intervista me zyrtarë aktualë boshnjakë dhe amerikanë, ka shqyrtuar kompaninë e panjohur që është futur në luftën globale për supremaci energjitike. Ky proces ofron një pasqyrë të mënyrës se si po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare nën një presidencë që e zbeh vijën ndarëse midis politikës qeveritare dhe pasurimit të familjes në pushtet.

“Ekziston një logjikë, në botën tonë aktuale, që njerëz të lidhur me administratën të përfshihen në projekte ose investime të mëdha ekonomike”, thotë një ish-zyrtar i lartë amerikan në rajon. “Është e pakëndshme, por shumë gjëra në politikën e vendit tim janë të pakëndshme këto ditë.”

Në Bosnje, rreziqet janë më të larta sesa vetëm se kush mund të pasurohet. Ndërhyrja e SHBA-së mund të dëmtoj marrëveshjen e paqes që ajo ndërmjetësoi në vitin 1995.

Zyrtarët amerikanë i kanë shpallur dëshirat e adminsitratës Trump hapurazi: miratimin e tubacionin dhe AAFS.

Cila janë lidhjet e AAFS me MAGA?

Amer Bekan, përfaqësuesi i AAFS në Sarajevë,  i promovuar si një “investitor dhe sipërmarrës me përvojë të gjerë”, i cili ka provuar ty futet edhe politikën.

Në vitin 2016 doli i fundit me 116 vota në një garë për kryetar bashkie në Sarajevën qendrore në vitin 2016, një fushatë tjetër në vitin 2020 çoi në akuzimin e tij për abuzim të zgjedhjeve për përfitime personale, një akuzë që ai e mohoi.

Bekan regjistroi një kompani boshnjake të quajtur AAFS në vitin 2021. Vetëm pasi solli partnerët e tij amerikanë vitin e kaluar, ajo pati sukses të madh. As ai dhe as ata nuk kanë deklaruar se si është realizuar ky bashkëpunim.

AAFS e Bekan tani është në pronësi të një kompanie amerikane me të njëjtin emër që u regjistrua në nëntor të 2025.

Njëri nga partnerët amerikan, Jesse Binnall është një nga avokatët kryesor që lufton kauzën MAGA (Make America Great Again). Ai kishte ndihmuar në fushatën e vitit 2016 që e çoi Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai mbrojti Trump dhe djalin e tij më të madh, Donald Trump Jr, kundër një padie që kërkonte t’i mbante ata përgjegjës kur protestuesit u përpoqën të përmbysnin rezultatin duke sulmuar ndërtesën e Kapitolit.

Që nga kthimi i Trump në pushtet vitin e kaluar, Binnall ka siguruar një zgjidhje prej 1.25 milion dollarësh nga departamenti i drejtësisë për Michael Flynn, i cili ishte për një kohë të shkurtër këshilltar i sigurisë kombëtare në mandatin e parë të presidentit. Pavarësisht se pranoi se kishte gënjyer FBI-në për kontaktet e fshehta me Rusinë, Flynn pretendoi ndjekje penale të gabuar.

Binnall u njoh gjithashtu me vëllain e Flynn, Joe, një sipërmarrës në kujdesin shëndetësor. Flynn shërbeu si këshilltar në fushatat presidenciale të Trump në vitet 2020 dhe 2024.

Kualifikimet e Flynn dhe Binnall për një projekt infrastrukturor në Ballkan nuk janë menjëherë të dukshme. Por që kur ata u bashkuan, projekti ka gëzuar mbështetjen e plotë të administratës Trump.

Diskutimet fillestare të Binnall, Flynn dhe Bekan me zyrtarët boshnjakë vjeshtën e kaluar fillimisht përfshinin një rinovimi prej 300 milionë dollarësh të dy aeroporteve. Më pas, zyrtarët boshnjakë kishin përmendur që ata të merrnin përsipër një projekt shumë më të rëndësishëm: tubacionin e gazit.

SHBA-të e kanë mbështetur prej kohësh planin për të lidhur Bosnjën me një terminal gazi në bregdetin e Kroacisë, gjë që do të zvogëlonte ndikimin e Vladimir Putinit në Evropën Jugore.

Gjatë kohës së Bidenit, ideja ishte që një kompani publike boshnjake të drejtonte projektin. Por interesat konkurruese të fraksioneve etnike në Bosnje hkaktuan vonesa pas vonese.

Ndërsa disa zyrtarë boshnjakë ishin të kujdesshëm për t’ia dorëzuar projektin interesave të huaja private, të tjerë e panë rekrutimin e një kompanie të lidhur me Trump si një shans për të thyer bllokimin.

Bosnja si kandidate për t’u bashkuar me BE nuk ka shumë kohë për të realizuar projektet të tilla, kryesisht pasi Brukseli ka vendosur një afat deri në shtator të 2027-ëd për të ndaluar blerjen e gazit nga Rusia, i cili është burimi i të gjithë furnizimit të Bosnjës.

Disa figura të larta police boshnjake kanë cekur disa herëse komisionimi i një kompanie amerikane mund të ndihmonte jo vetëm sigurinë e energjisë, por edhe sigurinë në një rajon ku lufta është një kujtim i gjallë. E fjalët e Bekan theksojnë: “Qeveria amerikane mbron investimet e saj.”

Megjithatë, disa analistë kanë frikë se Bosnja rrezikon të ndërrojë një treg monopol me një tjetër. Askush nuk duket se dëshiron të rrezikojë të zemërojë Trumpin, edhe nëse kjo do të thotë t’ia besojë shpresat e tij për një arterie të re energjetike jetësore.

I pyetur se cilët janë aksionarët e AAFS-së, Bekan thotë se Binnall dhe Flynn plus të tjerë që ai nuk pranon t’i emërojë. Ai sugjeron se financimi mund të vijë nga “fondet e investimeve në Shtetet e Bashkuara”, por thotë se nuk mund të japë më shumë informacion.

Kurse Binnall është shprehur se: “Ne jemi ekipi i duhur për këtë. Asnjë grup tjetër nuk kombinon praninë në terren në Bosnjë me mbështetje të fortë në Amerikë. Dhe jemi të emocionuar që të bëjmë hapin sepse besojmë se Bosnjë-Hercegovina është e ardhmja.”

Një propozim konfidencial i AAFS-së i parë nga Guardian thotë se tubacioni do të kushtojë 300 milionë euro, kurse me 900 milionë euro të tjera do të investohen në tre termocentralem, me financim që nuk vjen nga shteti boshnjak, por nga kapitali dhe kredi.

Në këtë dokument nuk ceket se çfarë fitimi pritet të kenë aksionarë Flynn, Binnall dhe të tjerët.

Procesi i tenderimit

Në mars, legjislacioni i ri boshnjak përcaktoi që AAFS duhet të jetë kontraktori i tubacionit. Nuk ka pasur asnjë tender konkurrues, mënyra e zakonshme për të siguruar që kontratat t’i shkojnë një ofertuesi kompetent për një çmim të drejtë.

Transparency International ka shprehur ankesa të mëdha për këtë process.”Vendosja e një praktike të tillë në një vend me një nga nivelet më të larta të korrupsionit në Evropë do të çonte në pasoja katastrofike në zbatimin e projekteve strategjikisht të rëndësishme, siç është tubacioni i gazit Southern Interconnection.”, thuhet në reagimin e tyre.

Guardian ka zbuluar poashtu se, nga BE u është dërguar udhëheqësve të Bosnjës një paralajmërim privat se ata duhet të konsultohen me Brukselin për çdo ndryshim në politikën energjetike për të “shmangur humbjen e mundësive për integrim të mëtejshëm, si dhe mundësive financiare”.

Mirëpo, SHBA-të mbesin këmbnglusëe në këtë projekt. “Ky partneritet forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus”, postoi ambasada e Shteteve të Bashkuar në Sarajevë në X në prill. “Një epokë e re për sigurinë energjetike në Ballkanin Perëndimor ka filluar.”

Megjithatë, kjo epokë e re nuk do të fillojë derisa të ndërtohet tubacioni. Që kjo të ndodhë, administrata Trump do të ketë nevojë për miqësinë e njeriut që dëshiron ta ndajë vendin.

Përfshirja e Dodik në këtë proces

Milorad Dodik, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, deri vonë kishte saksione të rrepta nga Uashingtoni.

Administrata e Biden akuzoi Dodikun për abuzim me detyrën publike “për të grumbulluar pasuri personale përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit” dhe zgjeroi sanksionet kundër tij dhe familjes së tij.

“Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të … larguar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive”, është cekur në një deklaratë nga Thesari I SHBA-veë.

Dodik i quajti sanksionet “gënjeshtra”.

Kur Trump rimorri presidencën, Dodik nisi një fushatë lobimi multimilion dollarëshe për të kultivuar mbështetjen e administratës Trump dhe për të hequr sanksionet. Lobistët i protretizuan nacionalistët serbë të Dodik si aleatë të Trump kundër fees Islame.

Në tetor, pa dhënë shpjegime, administrata Trump anuloi sanksionet. E më 7 prill, Donald Trump Jr, kujdestari i së biznesit familjar, zbarkoi në Banja Luka, për një aktivitet në nder të tij.

Djali i Dodikut, Igor, i bëri Trump Jr një pritje të ngrohtë. “Prania juaj flet shumë,” tha ai. “Ne varemi nga ju dhe mbështetemi tek ju. Në këmbim, ju, Amerika dhe administrata republikane e udhëhequr nga babai juaj do të keni një aleat të besueshëm, të ndershëm dhe të krishterë në këtë pjesë të botës.”

Sipas marrëveshjes së ndarjes së pushtetit në Bosnjë, serbët mund të vënë veton ndaj tubacionit. Dodiku, i cili mbetet udhëheqësi i serbëve në Bosnje pavarësisht se hoqi dorë nga pozicioni i tij zyrtar, ka pushtet për prishjen e këtij projekti.

Dodiku është një aleat i Putinit, jo vetëm që tubacioni ekzistues i Bosnjës sjell gazin rus, duke zmadhuar ndikimin e Putinit në Ballkan.

Një politikan i lartë serb i Bosnjës për Guardian është deklaurar se ShBA do të vazhdoj medoemos përpara. “E pashë vetë këtë: Amerikanët këtu kanë një përparësi numër një dhe ky është tubacioni. Ata janë shumë, shumë të interesuar për këtë. Dodikut, si të gjithë të tjerëve, iu thanë: Mos luani me projektin.”, është shprehuar ai unanimisht.

/Guardian