Search

Franca shpallë fituesit e tarifave nxitëse për energji të erës në det të hapur

22 Maj, 2024


Franca ka shpallur fituesit e ankandit 250 megavatësh për energji të erës, ankand ky i pari i këtij lloji për projkete të mëdha komerciale.

Pas përfundimit, projektet prej 250 megavatësh do të jenë njëkohësisht projektet më të mëdha të prodhimit të rrymës nga era në det të hapur në Evropë si dhe do të dyfishojnë kapacitetet aktuale të kësaj teknologjie në kontinent, kanë thënë nga ËindEurope.

Deri më tani, në Evropë janë ndërtuar projekte të vogla të tilla kryesisht për qëllime pilotimi, ndërsa ankandi në Francë përfaqëson një hap marramendës drejt komercializimit dhe vendosjes së projekteve të tilla me kapacitet të madh prodhimi.

Tarifat nxitëse i janë ndarë një konsorciumi nga BayWa r.e. dhe Elicio me çmim prej 86 eurosh për megavat orë, derisa dhjetë konsorciume kanë shfaqur interesimin.

Sipas WindEurope, në Evropë janë planifikuar më shumë ankande të tilla. Franca do të shpallë fituesit e dy ankandeve tjera për 250 megavat kapacitete në dhjetor.

Në të njejtën kohë Spanja, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, që të gjitha janë duke planifikuar ankandet e para.