Search

Forumi Energjetik i Maqedonisë, kërkohet siguri energjetike dhe energji e gjelbër

June 12, 2024


Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që duhet të tejkalojnë politikat partiake, apeloi ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, në Forumin Energjetik.

Ageler theksoi se Maqedonia e Veriut është rikuperuar në masë të madhe nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale përpara. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin Greqi-Maqedoni.

“Vendi duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas që do eliminojë varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara në furnizim. Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin e vendit nga qymyri në burime të tjera.”, – deklaroi ambasadorja e ShBA-së në vend, Angela Ageler.

Ndërsa, ambasadori evropian, Gir, urdhëroi Maqedoninë të jetë një nga liderët në mjedis në luftën kundër ngrohjes globale. Lufta ruso-ukrainase ka rritur varësinë nga burimet e rinovueshme të energjisë, kështu që diversiteti i energjisë duhet të arrihet deri në vitin 2030. Drejtori i Shoqërisë së Hapur Dobrushi, nga ana tjetër, theksoi se në këtë betejë, përveç financave, duhet të përfshihen edhe faktorë të tjerë.

“Ndotja në Osllomej dhe Manasatir kanë ndikim të madh në shëndetin e njerëzve. Në gjithë këtë tranzicion kërkoj zgjidhje të mençura. I gjithë procesi as nuk është i lehtë as nuk është i shpejtë, por është sfidues.”, – theksoi shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

“Pa mos u kyçur bashkësitë lokale është shumë e vështirë të mbrohet ai tranzicion energjetik dhe këtu ne shohim mundësi të mirë për bashkëpunim.”, – u shpreh drejtori i Fondacionit “Shoqëri e hapur”, Andi Dobrushi.

Mandatari për formimin e qeverisë Mickoski njoftoi se prioritet do të jetë balancimi i tregtisë së energjisë dhe krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme në periudhën e ardhshme për riorganizimin e tregut tonë të energjisë elektrike.

“Në vend që të importojmë rrymë, të eksportojmë rrymë dhe kjo do të balancojë portofolin tonë dhe do të sjellë rritje pozitive të prodhimit të brendshëm, që do të kontribuojë rritjen ekonomike.”, – theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Forumi Energjetik i Maqedonisë është i shtati me radhë dhe është ngjarja kryesore në industrinë e energjisë, e cila mbledh së bashku inovatorët dhe ekspertët e fushës.