Search

Forum ekonomik: Vendet e Ballkanit Perëndimor harxhojnë tre herë më shumë energji se vendet e BE-së

31 Maj, 2024


Vendet e Ballkanit Perëndimor harxhojnë tre herë më shumë energji elektrike në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian për të prodhuar një njësi të Bruto Prodhimit Vendor, tregojnë analizat e fundit të ekspertëve, të cilat u prezantuan sot në forumin ekonomik me titull “Pas stuhisë: Menaxhimi me stabilitetin ushqimor dhe energjetik në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Shkup.

Në Forumin Ekonomik në Shkup u tha se, vendet nga Ballkani Perëndimor kryesisht e bazojnë sektorin e tyre energjetik në qymyr, ndërsa ajo tërheq harxhime shumë të mëdha prandaj, nevojitet që zëvendësimi i qymyrit me burime të rinovueshme të energjisë të përshpejtohet.

Sipas drejtoreshën ekzekutive të “Finance think”, Bllagica Petreski, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë me reforma, nëse duan të krijojnë vetë-qëndrueshmëri më të madhe në të ardhmen.

“Kriza energjetike ndikoi ndaj rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energensave. Përpos që janë të varura nga importi i energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse fosile, një problem shtesë në vendet e Ballkanit Perëndimor u krijua nga joefikasiteti i energjisë në konsum. Vendet e Ballkanit Perëndimor harxhojnë 50 përqind më shumë energji elektrike që të prodhojnë bruto-produkt të njëjtë si vendet e BE-së dhe në gjashtë vitet e fundit kanë tre herë më pak kalim në burimet e ripërtëritshme të energjisë”, tha Bllagica Petreski.

Blendi Hasaj nga Instituti GAP nga Prishtina, tha se deri më tani nuk është bërë mjaftueshëm nga ana e qeverive të rajoni në mbështetjen e këtyre programeve të efikasitetit energjetike në sektorin rezidencial dhe i gjithë fokusi është në sektorin publik.

“Kjo qasje që të investohet fillimisht në sektorin publik është një qasje që është ndjekë edhe nga Bashkimi Evropian, mirëpo kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë edhe në programe tjera në sektorin rezidencial, pasi që shumë energji te vendet tona në gjithë Ballkanin Perëndimor humbet në mënyrë të paarsyeshme, apo është energji që vetëm shpenzohet pa nevojë dhe ka mjaft hapët që të investohet dhe të ketë përmirësim në këtë aspekt, pasi që ne si vende konsumojmë diku tre herë më shumë energji se sa mesatarja në Bashkimin Evropian për të prodhuar një njësi të BPV”, tha Blendi Hasaj.

Ekspertët porositën që, vendet e Ballkanit Perëndimor të fokusohen në investimet në sektorin e energjisë, të përshpejtojnë zëvendësimin e qymyrit me burime të rinovueshme, të rrisin prodhimin vendas të energjisë elektrike dhe ushqimit dhe të bëjnë një ridizajnim serioz të ndihmës shtetërore, veçanërisht në bujqësi.

/tvklan.mk