Search

Finlanda shton mbi 2.4 gigavat kapacitete të erës në vitin 2022

11 Janar, 2023


Finlanda ka zgjeruar kapacitetet për prodhimin e rrymës nga era në vitin 2022 duke shtuar 2,430 megavat kapacitete, ka thënë Shoqata Finlandeze e Energjisë së Erës.

Me kapacitetet e reja të vendosura gjatë vitit 2022, fuqia e përgjithshme e instaluar e prodhimit të energjisë elektrike nga era në Finlandë ka arritur në 5,677 megavat, raporton Kosovo.Energy.

Numri i përgjithshëm i turbinave të vendosura ka arritur në 1393, nga 437 sa ishin para vitit 2022.

Të gjitha këto kapacitete të reja të vitit 2022 kanë sjellë investime prej rreth 2.9 miliardë eurosh në Finlandë, ku rreth 47% të kapaciteteve janë në pronësi të vendasve, raporton Kosovo.Energy.

Sipas parashikimeve të Shoqatës, në vitin 2023 Finlanda do të shtojë rreth 1000 megavat kapacitete të reja, për të vazhduar me 1200 në vitin 2024 dhe rreth 1000 në vitin 2025.