Search

ESM në Maqedoninë e Veriut do të themelojë mekanizëm të brendshëm për çmim të karbonit

02 Prill, 2021


Prodhuesi shtetëror i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, ESM, ka shprehur interesimin për të disejnuar dhe zbatuar një mekanizëm të brendshëm për çmime të karbonit për termocentralet dhe operatorët me të cilat operon deri në fund të vitit 2021.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka njoftuar se do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për të implementuar me sukses këtë proces.

Çmimi i karbonit do të bëhet pjesë e të gjitha projekteve investuese, bazuar në çmimn e tregut të përcaktuar në Skemën e Tregtimit të Emetimeve të BE-së.

Administrata Biden vendos çmimin për karbon: 51 dollarë për ton

Lexo më shumë

‘Unë sinqerisht përgëzoj ESM-në që ka vendosur të jetë kompania e parë energjetike nga Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë që angazhohet për të future çmimet e brendshme të karbonit. Iniciativat vullnetare si këto mundësojnë përshpejtimin e tranzicionit në sektor të qëndrueshëm energjetik’, ka thënë Janez Kopac, drejtor në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

‘Largimi i rreziqeve para legjislacionit të pashmangshëm të çmimeve të karbonit dhe zvogëlimi gradual i emetimeve të karbonit është një detyrim që ne kemi ndaj aksionerëve, klientëve dhe punonjësve tanë. Jam krenar që ESM do të udhëheqë në prezantimin e çmimeve të brendshme të karbonit në Komunitetin e Energjisë’, ka thënë kreytari i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefi Ekzekutiv i ESM, Vasko Kovacevski.

Janez Kopac: Taksat e karbonit janë realiteti i ri i Ballkanit Perëndimor

Lexo më shumë

Pas publikimit të rekomandimeve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në kuadër të studimit për disejnimin e çmimeve të karbonit, studim ky që ka nënvizuar prezantimin gradual të çmimeve të karbonit si qasjen më të mirë për sektorët e energjisë, Sekretariati ka kërkuar nga të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë të disejnojnë dhe zbatojnë çmime të brendshme të karbonit.

Arben Kllokoqi paraljmëron: evitoni taksën e karbonit, mund të përfundojmë si treg i segmentuar

Lexo më shumë