Search

Energjia nga fotovoltaikët, në Shqipëri nis procedura për licencimin e dy shoqërive

17 Prill, 2024


Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.

Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbetet i lartë edhe këtë vit në Shqipëri.

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike në Shqipëri njofton nisjen e procedurës për licencimin e kompanive “Fu-Gen”dhe 5GX Energy”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike.

Bordi vendosi të nisë procedurën për licencimin e shoqërisë “Fu-Gen” shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në njësinë administrative Topojë, në Fier.

Gjithashtu, vendosi nisjen e procedurës edhe për shoqërinë “5GX Energy për ndërtimin e centralit fotovoltaik me kapacitet të instaluar 10 MW, në fshatin Allprenaj, të njësisë administrative Golem, bashkia Lushnje.

Bordi i ERE-s nisi procedurën edhe për licencimin e shoqërisë “5GX Energy”, në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.