Search

Efiçienca e Energjisë – Fillon projekti për përmisimin e kushteve në familjet me asistencë sociale

May 26, 2026


Fillon izolimi i shtëpive për familjet me asistencë sociale, me fokus tek nënat vetushqyese dhe personat me nevoja të veçanta.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me përfaqësues të Programit Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, kanë vizituar fillimin e punimeve në shtëpitë e para të familjeve të përzgjedhura nga lista e përfituesve të asistencës sociale, në kuadër të projektit “Tranzicioni i Gjelbër dhe i Drejtë për Kosovën”.

Me këtë rast, ministrja Rizvanolli theksoi se përfitues të projektit janë përzgjedhur familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje, me fokus të veçantë tek nënat vetushqyese dhe familjet në nevojë.

Ajo u shpreh se përmes investimeve në efiçiencë të energjisë, këtyre familjeve do t’u sigurojnë kushte shumë më të mira jetese, me ambiente më të freskëta gjatë verës dhe më të ngrohta gjatë dimrit.

Ky projekt, përmes investimeve në efiçiencë të energjisë, synon të përmirësojë kushtet e jetesës së familjeve në nevojë, duke ulur konsumin e energjisë dhe barrën financiare për energji.

Është planifikuar implementimine masave të efiçiencës së energjisë tek deri në 280 shtëpi, deri më 2028-tën përmesë financimit nga Qeveria e Danimarkës, ndërsa implementimi nga FKEE në partneritet me UNDP Kosovo dhe Ministrinë e Ekonomisë.