Dorëzohet aplikimi në ZRRE për një projekt 84MW në Trestenik të Pejës
May 22, 2026

ZRRE ka njoftuar për aplikacionin për autorizim e një projekti të ri me energji solar me emrin ECO PARK GROUP.
Shoqëria „Eco Park Group“ me numër Unik Identifikues 810844432 me adresë: Rr. „Qafa-Madanaj“ Komuna e Gjakovës, ka aplikuar për marrdhjen e autorizimit për ndërtimin e projekteve të energjisë me datë 08.05.2026.
Ky projekt përfshinë një park solar me kapacitet të instaluar prej 84 MW në zonën e Trestenik, në komunën e Pejës.
Sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për marrjen e këtij autorizim në ZRRE janë dorëzuar dokumentet e mëposhtme:
- Vendimi për Pëlqimin Mjedisor Nr.1371-2/24 i dt. 10.07.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Vendimi Nr. 1372-2-2/26 i dt. 10.04.2026 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
- Pëlqimi nr. 08-350-11348 i dt. 07.02.2024 Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës.
- Vendimi Nr. 5707-2/25 i dt. Numri i vrojtimit të lejes: K.III-6/2026 i dt. 07.04.2026 për projektin impiantin fotovoltaik Parku Solar 84 MW, ZK Trestenik, Komuna e Pejës, e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
- Marrëveshja e Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit të Kosovës, nr. 1311 dt. 20.05.2025 e lëshuar nga KOSTT SH.A.,
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore;
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Për shkak se aktualisht nuk ka asnjë skemë mbështetëse, ky projekt pa tjetër do të shesë energjinë në treg të hapur.
Pjesë e procedurës është njoftimi i publikut për këtë aplikim Deri më datën 26 maj palët e interesuara mund të paraqesin vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, në adresën elektronike: [email protected] dhe [email protected].