Search

Deri më 2025 qereku i të gjitha veturave në Evropë do të jenë elektrike

15 Shtator, 2020


Deri në vitin 2025 një nga katër vetura të prodhuara në Evropë do të jenë tërësisht elektrike, thotë studimi nga Instituti Chemnitz Automotive (CATI). Shumica e prodhuesve të automjeteve në Evropë janë duke u përgatitur për një rritje të madhe të shitjeve të veturave elektrike, ndërsa qeveritë shpresojnë të arrijnë të kenë 10 milion vetura elektrike në rrugë deri në vitin 2030.

Studimi thotë se fabrikat që prodhojnë më shumë se dy milion makina elektrike në Evropë brenda pjesës së parë të dekadës, më shumë se gjysma e të cilave do të prodhohen në Gjermani.

Shitja e veturave elektrike dhe regjistrimi është në rritje

Deri sa tregu i përgjithshëm i veturave tradicionale është duke u zvogëluar dukshëm në gjysmën e parë të vitit 2020 për shkak të krizës së pandemisë, tregu i veturave elektrike po shënon rritje prej 4%, sipas të dhënave të regjistrimit të veturave në Gjermani.

‘Ne aktualisht jemi duke vëzhguar rritje disi të hezituar të kërkesës për vetura elektrike. Ne parashikojmë se kjo do të ndryshojë rrënjësisht në vitet e ardhshme’, thonë studjuesit.

Në vitin 2019, 276,500 të veturave elektrike janë prodhuar në 17 lokacione të ndryshme në 8 vende të Evropës, ndërsa studimi thotë se me dyfishimin e kapaciteteve në vitin 2022, prodhimi i veturave elektrike do të shtrihet në 35 lokacione të ndryshme dhe 11 shtete të Evropës.

Deri në vitin 2025, Gjermania vetë do të prodhojë afër 1.1 milion vetura elektrike në vit. Gjermania është prodhuesi më i madh i veturave elektrike në Evropë.

Në Kosovë kostoja e vozitjes së veturave elektrike është 6 herë më e ulët se vozitja e një veture të rregullt

Statistika të ndryshme sugjerojnë që një veturë elektrike shpenzon përafërsisht 20 kWh për të përshkruar rreth 100 km në rrugë të hapur, ani pse konsumi final varet edhe nga lloji i veturës.

Nëse bëhet krahasimi në mes të kostos së makinave elektrike me atë të makinave me lënde djegëse, del që kursimet do të jenë mbi 84%. Në rastin e Kosovës, nëse keni paguar 8.13 Euro për diesel për 100 km, me makina elektrike për të kaluar të njëjtën distancë do të paguani vetëm 1.27 Euro.

Kosovës i duhet më shumë rrymë edhe për vetura elektrike

Deri sa një banor i Kosovës konsumon rreth 2800 kWh rrymë në vit, për të përshkruar 20,000 kilometra rrugë (që është mesatare vjetore e vlerësuar nga prodhuesit e makinave), një makinë elektrike i duhet diku rreth 4000 kWh.

Edhe pse Kosovarëve do t’u kushtonte shumë më lirë përdorimi i veturave elektrike, pa kapacitete të reja energjetike vështire se mund të ketë rrymë për të mbushur ato. Sasia prej 4000 kWh është relativisht e madhe dhe 180% më e madhe se sa konsumi vjetor i energjisë për person në Kosovë, i cili është rreth 2,800 kWh në vit. Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike.