Search

Çmimet e rrymës në bursë pas pandemisë 60% më të larta se para

23 Gusht, 2021


Çmimi mesatar i rrymës në bursa në Evropën Juglindore ka shënuar rritje prej 60% krahasuar me nivelet e para-pandemisë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të karbonit, gazit natyror dhe rritjes së konsumit të shkaktuar nga temperaturat e larta, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Parashikimet aktuale për çmimin mesatar të rrymës për këtë vit është 80 euro për megavat orë, apo 50 euro më shumë se që ishte në vitin 2019.

Ditëve të fundit, tregjet e energjisë në rajon janë ballafaquar me çmime marramendëse të energjisë në bursë që arrinin 120 euro për megavat orë. Për më shumë, në Shqipëri është raportuar se çmimi i rrymës së importuar kishte arritur në 149 euro për megavat.

Çmimi i rrymës për import në tregun hungarez arrinë në 150 euro për MWh

Lexo më shumë

Dejan Stojcevci, kryesues në bursën serbe të energjisë elektrike – SEEPEX, ka konfirmuar për Balkan Green Energy Neës se çmimet do të vazhdojnë rritjen në muajt në vijim, kjo pasi zakonisht në fund të vitit çmimet shënojnë rritje.

Ai ka thënë se pret që çmimi të nivelizohet në afërsisht 80 euro për megavat orë në vitet në vijim.

Çmimet e ‘karbonit’, gazit natyror dhe temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e çmimit të rrymës në bursë

Stojcevski ka thënë se tre faktorë kryesorë kanë ndikuar në rritjen e çmimit, duke përfshirë edhe çmimet e larta të emetimeve të dioksidit të karbonit, që për momentin është mesatarisht 57 euro për një ton.

“Çmenden” çmimet në bursa, energjia e importuar në Shqipëri arrin 149 euro/MWh

Lexo më shumë

Shumë termocentrale në Greqi, Bullgari dhe Rumani janë mbyllur pasi nuk mund të jenë profitabile pas shtimit të 57 eurove për ton të dioksidit të karbonit në koston e prodhimit. Në anën tjetër nuk janë ndërtuar mjaftueshëm kapacitete prodhuese që përdorin burime të ripërtëritshme, dhe kësisoji, rajoni është përballu me mungesë të energjisë elektrike.

Si faktor të dytë, Stojçevski ka listuar çmimin e gazit natyror, që ka shënuar rritje nga 15 në 45 euro për megavat orë nga muaji shkurt. Sipas tij, luhatjet në çmimin e gazit natyror dhe të emetimeve të dioksidit të karbonit do të diktojnë çmimin e rrymës në vitet në vijim, pasi ky karburant fosil llogaritet si ndër burimet kryesore të prodhimit të rrymës.

Për fund, Stojçevski ka thënë se temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e jashtzakonshme të çmimit në bursë, pasi kanë ndikuar në rritjen e konsumit.