Search

Çmimi i rrymës për import në tregun hungarez arrinë në 150 euro për MWh

12 Gusht, 2021


Çmimi i megavatit të rrymës në tregun hungarez të energjisë elektrike – HUPX, ka arritur në 148.76 euro për megavat për kohë të pikut.

Çmimi për energji gjatë kohës së pikut në këtë treg ishte më i lartë më 10 gusht, kur vlera kishte arritur në 152.89 euro për megavat orë.

Për energjinë ‘bazë’ në tregun hungarez çmimi është më i ulët, apo rreth 134.5 euro për megavat.

Në tregun e shkëmbimit të rrymës në Austri – EXAA, këto cmime janë pak më të ulëta. Si shembull, cmimi për energjinë bazë dhe të pikut në tregun e Austrisë është rreth 102 euro për megavat.