Search

CAN Europe: Rrjeti i organizatave Evropiane kërkojnë të largohet përdorimi i gazit deri në 2035

18 Qershor, 2021


Sipas një njoftimi të publikuar nga Rrjeti i Veprimit për Klimën (CAN) Evropa, CAN Europe, 20 organizata të shoqërisë civile në Evropë, dhe rrjetet përcjellëse, kanë nënshkruar një manifesto për të kërkuar nga politikbërësit e BE që të paraqesin përfundimisht një periudhë të largimit të gazit fosil në Evropë deri në 2035.

Ata poashtu kanë kërkuar një ndërperje të menjehërshme të subvencionimit që i bëhet aktiviteteve të gazit, duke siguruar kështu që fondet publike do të jenë të disponueshme për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë për t’u zhvendosur nga gazi fosil.

CAN Europe: Gazi fosil nuk duhet të konsiderohet si një lëndë djegëse “e pastër” ose etiketuar si “e qëndrueshme”

Manifestoja, e përbërë nga 7 pika, poashtu përfshinë iniciativa për të kundërshtuar narativën mjaft të përhapur dhe çorientuese që gazi fosil është ‘natyral’ dhe që është i nevojshëm si një burim energjetik tranzicional, veçanërisht në vendet që janë duke larguar përdorimin e thëngjillit, shkruan CAN Europe.

Gazi është një karburant fosil, që emeton si dioksid karboni ashtu edhe metan, kjo e fundit që liron emetime në gjithë rrjetin e shpërndarjes.

Gazi fosil nuk duhet të konsiderohet si një lëndë djegëse “e pastër” ose etiketuar si “e qëndrueshme”, shton CAN Europe, duke theksuar se po çorienton drejtimin e investimit të burimeve publike në zgjidhje të mirëfillta klimatike dhe energjetike.

Më tutje, CAN Europe shkruan se planet e rilindjes së industrisë janë duke shtyer përdorimin e karbuantit fosil të bazuar në hidrogjen si një burim për të zëvendësuar gazin fosil.

Mirëpo, ata theksojnë se vetëm 100% e energjisë së ripërtërishme mund të luaj një rol lehtësues për disa sektorë specific ku kërkesa duhet të adresohet në mënyrë të kujdesshme, duke evituar prodhimin e panevojshëm apo edhe infrastrukturën e panevojshme të ndërtuar.

Në këtë mënyrë, përzierja e hidrogjenit në miksin e gazit fosil nuk duhet të mbështetet pasiqë nuk përfaqëson një ulje të theksuar të emetimeve të gazrave serrë, dhe ndikon kualitetin e gazit gjersa rrit edhe kostot tek konsumatorët.

Zëvendësimi i thëngjillit me gaz ndikoi në rënien e emetimeve të CO2 në SHBA, qeveria e Kosovës e konsideron gazin si burim tranzicional

Lexo më shumë

20 organizatat kanë prezantuar këtë manifesto në një moment deciziv për politiakt klimatike dhe energjetike të Evropës.

Manifestoja, ndonëse përbënë një kërkesë mjaft të lartë, vije pak përpara publikimit nga Komisioni Evropian të paketës ‘Fit For 55’ dhe gjatë kohës së bisedimeve të vazhdueshme për të ardhmen infrastrukturore të gazit në BE, duke shtuar këtu edhe procesin e selektimit të projekteve të diskutueshme të gazit në listën e 5-të të PCI, nënvizon CAN Europe në njoftimin e tyre.

Në këtë mënyrë roli i gazit fosil duhet të adresohet në dosje të tjera të rëndësishme legjislative që janë në rend për t’u rishikuar, siç janë rregullat e tregut të gazit në BE dhe akti i deleguar për taksonominë, përfundon CAN Europe.

Greenpeace refuzon taksonominë e re investive të BE, kritikon përfshirjen karburanteve fosile si investime të qëndrueshme

Lexo më shumë