Search

Greenpeace refuzon taksonominë e re investive të BE, kritikon përfshirjen karburanteve fosile si investime të qëndrueshme

25 Mars, 2021


Greenpeace një organizatë joqeveritare mjedisore me zyre në mbi 55 vende dhe një organ ndërkombëtar koordinues në Amsterdam, Holandë, ka kritikuar dhe refuzuar taksonominë e re investive të Bashkimit Evropian.

“Koncesionet kryesore të industrive ndotëse duket që sipas rregullave të reja të financave të qëndrueshme të BE, që janë bërë të ditura të hënën nga Contexte, do të godisnin në zemër marrëveshjen e gjelbër të BE”, tha Greenpeace.

Sipas organizatës, pas disa muajve lobim në Bruksel, një mori e industrive duke filluar nga gazi, bioenergji, aviacioni dhe energjia bërthamore duket se janë të destinuara që të arketojnë shuma të majme nga invesimet nën draftin e taksonomisë investive të Komisionit Evropian.

Greanpeace – rimëkëmbja e gjelbër nga BE vetëm në emër, konsiderohet të bëhet vetëm një shembull i larjes së gjelbër

Zëdhënësja për rimëkëmbje të gjelbër nga Greenpeace BE, Ariadna Rodrigo, në adresimin e saj rreth informacioneve të dalë në sipërfaqe theksoj që Komisioni Evropian është duke braktisur të gjitha pretendimet e saj rreth Marrëveshjes së Gjelbër.

“Informacionet e dalura tregojnë se Komisioni Evropian është duke braktisur të gjitha pretendimet e përparimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropian përmes rregullave të financimit të qëndrueshëm”, tha zëdhënësja e Greenpeace.

Tutje, Rodrigo theksoj se Bashkimi Evropian është dashur t’i qëndroj mbrapa zgjidhjeve tashmë të provuara, duke listuar masat e efiçensës dhe investimet në projektet e burimeve të ripërtërishme.

“Në vend se të fokusohet në zgjidhje të provuara si izolimet e shtëpive dhe burimet e ripërtërsihme, ajo do të lejoj që përmes parave të taksapaguesve dhe investimeve private të financojë industritë destruktive, duke bërë rimëkëmbjen e gjelbër vetëm në emër”, tha Rodrigo.

Ndërsa shtoj se azhurnimi i taksonomisë, që pritet të bëhet publik në prill, ka tendencë që të bëhet vetëm një shembull tjetër i larjes së gjelbër.

“Taksonomia e BE është dashur që të jetë standard i artë i investimeve të gjelbra, por duket se do të bëhet një ushtrim i larje së gjelbër”, kishte thënë ndër të tjera Rodrigo.

Minatorët në Australi i bëjnë thirrje BE-së ti vlerësojë si të qëndrueshme energjinë bërthamore dhe karburantet fosile

Lexo më shumë

Azhurnimi i taksonomisë në përputhje me kërkesat e bëra nga qeveritë antare të BE, etiketon industritë më ndotëse si “tranzicionale”

Sipas informacioneve që kanë arritur të dalin në sipërfaqe, thuhet se Plani i Komisionit Evropian tashmë përfshinë kategori krejtësisht të reja të gazrave fosile për ngrohje qendrore dhe kogjenerim.

Ndërsa është ulur edhe pragu për kursimet e emetimeve për prodhimin e hidrogjenit, duke përputhur kërkesat e bëra nga industria e gazit në fund të vitit 2020.

Tutje, Kommisioni ka krijuar një kategori të re për aktivitetet e ashtuquajtura “tranzicionale”, që përfshinë aviacionin, që sipas Agjencisë Mjedisore Evropiane është mënyra e transportit me ndotjen më të madhe të karbonit.

Duket poashtu se Komisioni ka lënë derën e hapur për energjinë bërthamore, ndonëse ishte refuzuar nga Grupi i Ekspertëve Teknik të Komsionit vitin që lëmë pas, për shkak se nuk ishte në përputhje me principin “Mos bëni asnjë dëm të rëndësishëm” të BE.

Ndryshe, në fund të 2019, 123 shkencëtar kishin shkruar Komisionit për shqetësimet e tyre në lidhje me taksonominë, që sipas tyre nuk do të sjellte neutralitetin klimatik deri në 2050.

Kërsat për “përmirësim” dhe “plotësim” të praktikave të menaxhimit të pyjeve që do të inkurajonin financimin për pylltari më miqësore ndaj mjedisit dhe klimës janë larguar, duke lënë kështu të gjitha shfrytëzimet e pyjeve të pranueshme për financim të gjelbër, që përbënte një ndër kërkesat e qeverive Nordike dhe industrive të tyre, kishte sqaruar Greenpeace.

Pasi që të jetë zyrtarisht e publikuar në Prill, të gjitha qeveritë Evropiane dhe Parlamenti Evropian do të kenë dy muaj për të formuluar çdo kundërshtim ndaj rregullave përfundimtare financiare për klimën.

Në rast se nuk veprojn ashtu, teksti i publikuar në Prill do të hyj në fuqi.

BE do të financojë projekte të gazit që plotësojnë kushtet si financime të gjelbërta

Lexo më shumë