Search

Bullgaria kërkon ndihmë nga Komisioni Evropian për t’u larguar nga qymyri

19 Tetor, 2020


Bullgaria, vendi që varet nga thëngjilli për prodhimin e energjisë elektrike, ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Evropian për zhvillimin e planit për largim nga qymyri, me qëllim të përmbushjes së qëllimeve të përcaktuara nga BE për ulje të emetimeve dhe ndotjes, tha kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.

‘Bullgaria është një nga ato vende që varet nga qymyri, rreth 60% e nevojave tona energjetike mbulohet nga prodhimi i rrymës me qymyr’, tha Borissov, dhe shtoi se Bullgaria vetë nuk mund të plotësojë qëllimet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për zvogëlimin e emetimeve të gazërave serrë për 40% deri në 2030.

Gjatë kësaj jave, Komisioni Evropian ka ftuar Bullgarinë të konsiderojë zbatimin e masave që ndihmojnë largimin e qymyrit në kuadër të një strategjie të re energjetike që do të promovonte energjinë e ripërtëritshme dhe reformimin e tregut të energjisë, si dhe të mundësojë tranzicionin e zonave që mbështeten nga qymyri.

LEXO EDHE: Bullgaria do të vazhdojë të djegë thëngjillin deri më 2050

Bullgaria, bashkë me Poloninë, Rumaninë dhe Kroacinë, janë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk kanë planifikuar largimin nga qymyri, sipas vlerësimit të publikuar të Komisionit Evropian mbi të arriturat e vendeve anëtare të BE-së në zbatimin e planeve nacionale të energjisë dhe klimës (NECP-ve).

Bullgaria nuk ka plan të mbyllë termocentralet me qymyr për shkak të rëndësisë që ky burim ka për sektorin e energjisë. Këhtu thuhet edhe në draft strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të Bullgarisë deri në vitin 2030, të përgatitur nga Ministria e Energjisë dhe të publikuar në uebfaqe.

LEXO EDHE: Bullgaria do të shtojë 2.65 gigavat kapacitete të energjisë së ripërtrishme deri më 2030

Por, në kuadër të po të njejtës strategji, Bullgaria do të shtojë rreth 2645 megavat të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme, kryesisht ato solare.

Në Bullgari operojnë katër termocentrale me qymyr – Maritsa East 2, ContourGlobal Maritsa East 3, AES Galabovo dhe Bobov Dol.

Këto termocentrale, që në total kanë kapacitet të instaluar prej 3,848 megavatësh.

Sipas strategjisë së energjisë të publikuar në shtator të këtij viti, termocentralet me qymyr kanë prodhuar rreth 39% të rrymës në Bullgari vitin e kaluar.