Search

Bordi i ZRRE pret në takim Fondin Monetar Ndërkombtar

02 Gusht, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 4 minuta

Kryesuesi i Bordit të ZRRE- së ka pritur në takim ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet e projekteve të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, integrimin e këtyre burimeve ne rrjetet elektrike si dhe zhvillimet e fundit në transpozimin e pakos së katërt të direktivave të BE-së.

Në kuadër të takimit është diskutuar edhe për zhvillimin e Bursës së Energjisë Elektrike ALPEX përmes së cilës krijohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike në Kosovë dhe Shqipëri ku pjesëmarrësit e sektorit mundë të blejnë dhe shesin energji me lehtësi, raporton Kosovo Energy.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) punon për të arritur rritje të qëndrueshme dhe prosperitet për të gjitha 190 vendet e tij anëtare. Ai e bën këtë duke mbështetur politikat ekonomike që promovojnë stabilitetin financiar dhe bashkëpunimin monetar, të cilat janë thelbësore për rritjen e produktivitetit, krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenien ekonomike.

ZRRE-së ka theksuar përkushtimin e saj për zhvillimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit me Fondin Monetar Ndërkombëtar ku mbështetja e vazhdueshme në procese të rëndësishme për ZRRE-në mbetet e rëndësisë së veçantë për zhvillimin e sektorit.